Sport
|
|
Tare pasues i Auzilios tek Interi !Kush tha se dhe drejtuesit nuk janë në merkato, sidomos kur bëhet fjalë për një prej atyre drejtuesve që me pak shpenzime krijon një skuadër që shkon në Europë pothuajse cdo vit.
Igli Tare, si futbollist në merkaton italiane ishte i kërkuar por dhe tani që ka lënë futbollin e ka veshur kostumin e drejtuesit sërish mbetet në treg. Sipas “cittaceleste.it”, grupi “Suning”, i cili ka pronësinë e zikaltërve, po mendon që të investojë plot 300 milionë euro në merkato me qëllim rikthimin e skuadrës sa më shpejt në nivelet më të larta. Kjo shumë e madhe parash nuk pritet të vendoset në dispozicion të drejtorit sportiv aktual, Piero Auzilio, të cilit i mbaron kontrata në muajin qershor, por mund t’i besohet shqiptarit Igli Tare. Me propozim të zv. presidentit të klubit, Havier Zaneti, Interi do të tentojë të bindë drejtorin sportiv të Lacios që të vendoset në krye të një projekti tejet ambicioz për vitet e ardhshme. Puna e mirë e Tares në drejtimin e Lacios gjatë këtyre viteve duket se nuk ka kaluar pa u vënë re nga njëri prej klubeve më të mëdhenj në Europë që është gati të besojë të ardhmen në duart e tij. Tags: Lexuar 702 here / Marre nga Supersport.al
702
0
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje KOMENTET
Komento i pari kete artikull! |