Sport
|
|
Shau gjyqtarin, FIFA me dorë të rëndë ndaj Leo MesitSikurse pritej, Lionel Mesi nuk i ka shpëtuar dënimit nga FIFA pas sharjes ndaj njërit prej arbitrave ndihmës në ndeshjen e së premtes me Kilin.
Takim i cili u fitua 1-0 nga Argjentina pikërisht falë një goli me penallti të kapitenit në minutën e 15-të. Vendimi iu bë i ditur Federatës Argjentinase të Futbollit vetëm pak orë para përballjes me Bolivinë për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Përveç takimit të sotëm në La Paz, “Pleshti” nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Edrardo Bauza as për ndeshjet ndaj Uruguait, Venezuelës dhe Perusë, për t’u rikthyer në duelin e fundit përballë Ekuadorit. Gjithashtu Mesi u gjobit edhe me dhjetë mijë franga zvicerane. Nuk dihet ende nëse federata do ta apelojë vendimin e “qeverisë” botërore të futbollit me shpresën për një ulje të dënimit. Aktualisht Argjentina renditet e treta në grupin e Amerikës së Jugut, megjithatë nuk e ka siguruar ende kualifikimin për në Botërorin e vitit të ardhshëm. Katër ekipet e para e presin direkt biletën, kurse e pesta luan në play-off. Tags: Lexuar 627 here / Marre nga panorama.com.al
627
0
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje KOMENTET
Komento i pari kete artikull! |