Llogaria ime
Veriu Portal
Sport

Seria A, ide e re per rifillimin e sezonit


Klubet në Itali janë ndarë në dysh, me disa që kërkojnë anulimin e sezonit aktual dhe nisjen e përgatitjeve për të ardhshmin, dhe të tjerë që kërkojnë mbylljen me çdo kusht të këtij sezoni dhe akordimin e titullit, për të ulur sadopak dëmet ekonomike.

Në këtë situatë, të imponuar nga përhapja me shpejtësi e koronavirusit, Liga e Serisë A dhe Federata Italiane e Futbollit po studiojnë të gjitha alternativat e mundshme për të çuar deri në fund kampionatin.

Kështu së fundi ka nisur të forcohet ideja e rinisjes së përgatitjeve në fillim të majit dhe zhvillimit të ndeshjeve pa praninë e tifozëve, në fusha neutral, kryesisht në zonën qendrore dhe jugore të Italisë, ku prania e Covid-19 është minimale.

Në këtë mënyrë ndeshjet do të rinisnin në fund të muajit maj dhe kampionati do të mund të mbyllej brenda mesit të korrikut, ndërsa mbetet ende për t’u kuptuar edhe mendimi i UEFA-s, që nuk ka ndërmend të lërë pas dore edhe ligat europiane.

Situata e krijuar prej Covid-19 në Itali vijon të jetë alarmante dhe gjasat janë që të jetë e tillë të paktën edhe për muajin prill, ndaj Liga dhe Federata janë nën presionin e kohës për të gjetur një zgjidhje tjetër, para se “të kapitullojnë” dhe të pranojnë anulimin e këtij sezoni dhe zhvillimin e të ardhshmit me 22 skuadra.


Tags: 1
Lexuar 679 here / Marre nga supersport.al
679
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?