Llogaria ime
Veriu Portal
Sport

Përplasja në gjysëmfinale/ Ja çfarë i thanë njëri-tjetrit Ronaldo dhe Torres


Cristiano Ronaldo dhe Fernando Torres shkëmbyen ofendime me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes Atletico Madrid-Real Madrid, e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League.

Sherri ndodhi pak para fundit të pjesës së parë dhe menjëherë pas golit të Iscos. Cristiano kishte festuar golin e Realit duke u bërë me shenjë tifozëve kundërshtarë që të mbyllnin gojën.

Ky gjest nuk i pëlqeu sulmuesit të Atleticos, i cili përfitoi nga një ndalesë e lojës për t’ia vënë në dukje portugezit.

“Palaço” dhe “bir k...” ishin fjalët që Torres ia përsëriti disa herë Cristianos, ndërkohë që e shtynte me trup dhe madje e pengoi. Ndërkohë, Cristiano vetëm qeshte dhe iu përgjigj duke i thënë “ik në shtëpi, budalla”.

Ishte arbitri Çakir ai që i ndau dhe nuk lejoi që situata të dilte jashtë kontrollit.

Tags:
Lexuar 1017 here / Marre nga Top-channel. Tv
1017
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?