Sport
|
|
Interi largon Mançinin, pritet zyrtarizimi i De BoerRoberto Mancini nuk është më trajneri i Interit.
Tekniku ka firmosur prishjen e kontratës pak pas mesnatës dhe do të marrë edhe një dëmshpërblim prej 2.5 milionë eurosh nga klubi zikaltër. Në vend të tij holandezi Frank De Boer, i cili do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me 1.5-2 milionë euro në sezon. Ndarja e Interit nga Mancini ka ardhur si pasojë e ofertës së re që ju bë trajnerit italian. Sipas “Corriere dello Sport”, në rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2019 parashikohej që Mancini nuk do të kishte asnjë rol në merkato dhe gjobë nëse nuk arrihej renditja në një nga tre vendet e para. Në këto kushte, Mancini nuk ka pranuar dhe ka vendosur, së bashku me klubin, që të përfundojë aventurën e tij të dytë me zikaltërit. Tags: Lexuar 451 here / Marre nga Mapo.al
451
0
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje KOMENTET
Komento i pari kete artikull! |