Sport
|
|
Hidhet shorti i Europa League, ka debi gjerman dhe belgPërplasje të ethshme në fazën 1/8-ave të Europa Leagues, kompeticionit që po ofron spektakël dhe emocione pa fund nëpërmjet ekranit të Supersport.
Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka përcaktuar 8 ciftet e raundit të radhës, me golat që janë treguar të pamëshirshme duke caktuar finale të parakohshme apo edhe derbi mes skuadrave të të njëjtit kampionat. Kështu Roma shangu përplasjen me Manchester United, por shorti nuk mund të konsiderohet absolutisht favorizues për verdhekuqtë, që do të përballen me Lyonin. Ekipi francez i uritur për këtë trofe shpërheu me një lumë golash në fazën e 1/16 – ave ndaj Alkmarit, me rezultat të përgjithshëm 11-2 Djajtë e kuq peshkuan Rostovin, me Mourinhon që gjithsesi tregon respekt, duke kujtuar se të gjithë kundërshtarët në këtë fazë janë shumë të fortë. Schalke 04 për të vijuar më tej duhet të eliminojë një tjetër gjermane, pikërisht Borussiam e Moenshengladbahut. Të dyja skuadrat e Bundesligës kanë të njëjtën kuotë pikësh në kampionat, 26. Një tjetër derbi mjaft ineresant është edhe ai i kampionatit Belg mes Gentit dhe Genkut, ndërsa Olimpiakos – Beshiktash përfaqëson denjësisht derbin e Ballkanit. Celta Vigo do të ketë përballë Krasnodarit, ndërsa Ajaksi i Amsterdamit u shortua kundër Kopenhagenit. Cifti i fundit i fazës së 1/8-ave është Apoel Nikosia – Anderlehtit. Takimet e vajtjes do të zhvillohen më 9 mars, ndërsa emrat e skuadrave cerefinaliste do të mësohen një javë më pas, pikërisht më 16 mars: Çiftet Celta di Vigo-Krasnodar Apoel Nicosia-Anderlecht Schalke 04-Borussia Moenchengladbach Lyon-Roma Rostov-Manchester United Olympiacos- Besiktas Derby belga Gent-Genk Copenaghen-Ajax Tags: Lexuar 1128 here / Marre nga Supersport.al
1128
0
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje KOMENTET
Komento i pari kete artikull! |