Sport
|
|
Europa League, beteja vendimtare për gjysëmfinaletLuhen sot në mbrëmje ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Europa League.
Në Turqi, Beshiktashi do të presë Lionin, me skuadrën franceze që fitoi në ndeshjen e parë 2-1. Por, në prag të kësaj sfide, të dy klubet mësuan edhe masat ndëshkuese nga ana e UEFA-s për dhunën që shfaqën tifozët e tyre në ndeshjen e javës së parë, duke bërë që ajo të niste me 45 minuta vonesë. Pasi shqyrtoi të gjitha faktet, UEFA vendosi që të përjashtojë si Lionin ashtu dhe Beshiktashin nga aktivitetet evropiane sezonin e ardhshëm, si dhe i gjobiti me nga 100 mijë euro. Përsa u përket ndeshjeve të tjera, në “Gelsenkirchen”, Schalke 04 do të përballet me Ajax, me synimin që të përmbysë disavantazhin 0-2 të ndeshjes së parë në Amsterdam. Avantazhi i Schalke 04 është se në fushën e saj kjo skuadër nuk ka pësuar humbje dhe ka një bilanc me 3 fitore dhe 2 barazime, ndërkohë që Ajaksi në ndeshjet jashtë fushe ka 1 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Manchester United do të luajë në “Old Trafford” ndaj Anderlecht. “Djajtë e Kuq”, që synojnë të fitojnë trofeun e Europa League për herë të parë në historinë e tyre, vijnë në këtë ndeshje pas barazimit 1-1, gjë që përbën avantazh për ta. Por, skuadra e Jose Mourinho favorizohet edhe nga statistikat, pasi i ka fituar të 5 ndeshjet e luajtura deri tani në fushën e tij. Në Belgjikë, Genk do të luajë ndaj Celta Vigo, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të arrijnë në gjysmëfinale të kompeticionit për herë të parë. Celta ka fituar ndeshjen e parë 3-2, një rezultat ky që u jep spanjollëve një lloj avantazhi, por jo sigurinë e plotë për kualifikimin. Tags: Lexuar 931 here / Marre nga Top-channel. Tv
931
0
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje KOMENTET
Komento i pari kete artikull! |