Sport
|
|
Draxler kërkon largimin nga Wolfsburg, klubi e pezullonKërkesat e tij të vazhdueshme për tu larguar nga ekipi bëri që Wolfsburg të nxierri jashtë skuadre Julian Draxler për ndeshjen e kësaj jave me Bajernin, e me shumë mundësi nuk do të luajë as në takimet e ardhshme.
Klubi kërkon ta shesë në janar, por klauzola e çmendur prej 75 milion eurosh ngelet një pengese serioze. Në majin e kaluar i intervistuar nga mediat italiane futbollisti kishte pranuar që në verën e 2015 kishte gjetur akordin me Juventusin. Pas Europianit, Draxler pati deklaruar për Bild, “Dua të iki, nuk e di përse trajneri Hecking, dhe drejtori sportiv Allofs më mbajnë me zor. Pasi dështoi vitin e kaluar, Wolfsburgu këtë sezon po bën edhe më keq, ndërsa të shtunën e kaluar, gjatë ndeshjes së humbur me Hertën, Draxler u vërshëllye nga tifozët e tij. Gjatë kësaj javë Allofs pranoi se cështja e tij ishte menaxhuar keq, dhe do të kishte qenë më mirë që lojtari të ishte shitur në gusht. Tani reagimi i Wolfsburgut është konkret, me Bild që raportoi se vetëm Draxler mungonte në udhëtimin e skuadrës drejt Mynihut. Në drejtim të tij mbetet ende interesimi i Juventusit, edhe pse bardhezinjtë ndërkohë kanë marë lojtarë të ngjashëm me të, si Marko Pjaca. Një pistë e mundshme është dhe ajo e PSG që tentoi ta merte që në verë, ndërsa në lojë është dhe Arsenali, ku Draxler do të luante pranë Ozil. Ditët e fundit edhe Anceloti konfirmoi interesimin e Bajernit, por përjashtoi mundësinë që klubi bavarez ta merte në janar. Kjo pasi nëse tani Wolfsburgu pretendon të marrë 75 milionë euro për kartonin e tij, në qershor do të fillojë të kete efekt një klauzolë sipas së cilës Draxler mund ta zgjidhë kontratën me klubin. Gjithsesi duket se në merkaton e janarit, do të jetë pikërisht ai lojtarë më i dëshiruar. Tags: Lexuar 633 here / Marre nga Supersport.al
633
0
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje KOMENTET
Komento i pari kete artikull! |