Sport
|
|
Covid-19 i merr jeten ish presidentit te MarseilleIsh-presidenti i Marseille-s në Francë, Pape Diuf, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare për shkak të koronavirusit. Familjarët e tij dhe klubi francez konfirmuan lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ditën e martë. Diuf ka qenë president i Marseille-s nga viti 2005-2009, ndërsa kishte shtetësinë senegaleze dhe franceze. Ditën e fundit ai ishte shtruar në spital për shkak se ishte infektuar me COVID-19, ndërsa nuk mundi ta fitonte këtë luftë. Diuf u bë personi i parë që humb jetën për shkak të koronavirusit në Senegal. Presidenca e tij te Marseille korrespondon me kohën që ka luajtur si futbollist ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana. Kujtojme se pak dite me pare humbi jeten nga Korona Virus edhe ish presidenti i Real Madrid 1995-2005, Enriko Sanz, trupi i te cilit nuk eshte gjetur akoma nga familjaret e tij ne morgon e madridit. Tags: Lexuar 582 here / Marre nga top-channel.tv
582
0
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje KOMENTET
Komento i pari kete artikull! |