Llogaria ime
Veriu Portal
Sport

Champions, sot do mësohet finalisti i parë


Juventus pret sot në mbrëmje Monaco-n për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champions League.

Skuadra e drejtuar nga Allegri vjen në këtë përballje me një avantazh të konsiderueshëm duke qenë se një javë më parë fitoi 2-0 në fushën e Monaco-s.

Por trajneri i bardhezinjve deklaroi se llogaritë e kualifikimit në finale nuk janë mbyllur ende.

“Duhet ende të luftojmë për të siguruar kualifikimin për në finale”, tha Allegri.

“Në futboll asnjëherë nuk dihet si shkojnë gjërat. Do të na duhet të bëjmë lojën tonë për të marrë rezultat pozitiv. Kështu që na duhet të ruajmë përqendrimin pasi Monaco nuk ka asgjë çfarë të humbasë dhe do të luajë një ndeshje më të hapur pasi ka në përbërje futbollistë që mund të na krijojnë probleme”.

Ndërsa trajneri i Monaco-s, Leonardo Jardim deklaroi se skuadrës së tij i duhet të bëjë diçka ekstra në përballjen me torinezët nëse dëshiron të jetë në finalen e Cardiffit.

“Është e qartë që Juventus na ka vendosur në një situatë të vështirë”, tha Jardim. “Na duhet të japim më shumë se maksimumi nëse duam kualifikimin. Juventus ka avantazh dhe të gjithë mendojnë se do të jetë e vështirë për ne. Na duhet që të ndryshojmë disa gjëra pasi nëse do të përdorim të njëjtën strategji jemi te humbur”.

Vetëm 2 skuadra kanë mundur të kualifikohen në një fazë eliminimi direkt pasi kanë humbur ndeshjet e tyre në shtëpi, Ajaksi në 1996 me Panathinaikos dhe Interi ne Bayernin në 2011.

Monaco nuk ka fituar asnjë ndeshje në Itali, ndërkohë që edhe Juventus nuk ka bilanc të mirë me ekipet franceze pasi ka vetëm 1 fitore në 11 sfidat e mëparshme me knockout.

Tags:
Lexuar 936 here / Marre nga Top-channel. Tv
936
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?