Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Zidane vs Materazzi,diplomacia nderkombetare deshton me ta.
Publikuar me 06 Tet 2009

Zidane vs Materazzi,diplomacia nderkombetare deshton me ta.

Vazhdon të mungojë paqja mes Zinedin Zidan dhe Marko Materacit pas atij incidenti në finalen e Botërorit 2006. Më 16 dhjetor 2006, edhe vetë sekretari i Shtetit të SHBA-së, Henri Kisinger, u angazhua për paqen mes tyre. Një tjetër njeri që është marrë me këtë çështje është edhe Suzana Anjeli, presidente e komitetit për mbledhjen e fondeve për sëmundjet gjenetike. Menjëherë pas botërorit ajo mendoi për shtrëngimin e duarve mes dy futbollistëve direkt në TV. Në shtator, presidenti i FIFA-s, Josef Blater, lajmëroi një tentativë sqarimi mes Zidan e Materacit, që do të ndodhte në ish-burgun Robben Island në Afrikën e Jugut, ku Nelson Mandela u mbyll për 27 vite. Përveç Kisinger, u përfshinë edhe Lipi, Morati (që mori "po"-në e Materacit), Deshamp, Platini deri te presidenti i atëhershëm francez Zhak Shirak. Materaci vetë e kishte provuar me të gjitha mënyrat, ndërsa Zidan kishte thënë "jo" dhe "paqja e shekullit" nuk u arrit më që atëherë. Të gjitha tentativat e figurave të njohura kishin një destinacion, dështimin.


979
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI