Revista
|
|
Sa here kemi degjuar ngjarje qe kane pasur si protagoniste persona qe jane imbarkuar ne tragetet e linjave si durres-ankona, durres-bari, vlore-brindizi apo durres-trieste dhe nuk kane zbritur ne portet e destinacioneve te tyre matane detit apo ne token shqiptare. Histori qe kane me shume teori konspirative se sa fakte te mirefillta mbi fatin e tyre pas hypjes ne tragete.
Pjesa me e madhe e te afermve apo persona qe e kane pare per here te fundit njerezit e zhdukur jane munduar gjithmone te nxjerrin ne pah nese personi ne fjale kishte ndonje problem ekonomik, familjare apo nese dukej i stresuar gjate aty diteve. Tek e fundit te gjithe duan te dine se perse mund t'i kete dhene fund jetes ne mes te detit. Ngjarjet qe kane mbeshtjelle me mister personat e zhdukur ne tragetet e linjave nuk jane te pakte por a eshte e mundur qe keta t'i kene dhene fund jetes se tyre me dashje? Apo dikush mund te jete pas ketyre ngjarjeve?
RASTI I INTERPOLIT
Duke shkembyer informacione, rastesisht, me nje te aferm te nje ngjarjeje te tille na del se INTERPOLI (policia nderkombetare) ka te hapur nje dosje me te zhdukurit ne tragete. Ajo ka hetuar mbi mundesine e trafikimit te organeve nga grupe kriminale qe kane shfrytezuar njerez te cilet nuk ishin te shoqeruar ne keto udhetime. Sipas saj, ekziston mundesia qe njerez te caktuar te kene pikasur keta persona duke perdorur ilace per ti vene ne gjume dhe t'u merrnin organet e mepas t'i hidhnin ne det. Nje skenar vertet i frikshem qe vetem ne filmat horror mund te imagjinohet. Eshte e mundur qe autoritetet bregdetare te kene gjetur njerez te vdekur ne det qe kane pasur organe te hequra.
Ne cdo rrethane, personat e zhdukur ne tragete dhe qe familjaret thone se nuk vuanin nga depresioni apo nuk kishin probleme familjare, ekonomike etj. eshte veshtire t'u jepet nje pergjigje mbi fatet e ketyre njerezve. Ajo qe dime eshte se autoritetet shqiptare nuk kane hetuar asnjehere mbi zhdukjet e shtetasve te tyre. Rasti më flagrant eshte hedhja ne det e nje te riut pak muaj mepare dhe trageti me te cilin udhetonte nuk u ndal por vetem pas gjysme kilometri duke bere qe i riu te mos merrte ndihmen e shpejte. Per me shume qe mjetet e shpetimit ne traget nuk funksionuan asnje per te filluar kerkim-shpetimin. Sic ndodh ne keto raste me drejtesine shqiptare, asnje pergjegjesi nuk ra mbi kapitenin e tragetit dhe kompanine.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje
porti |
e vertet Shtunë, 21 Qershor 2014 20:07 |