Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Zgjerohet skandali i Datagate. Bashkimi Evropian përfshirë në përgjime
Publikuar me 30 Qer 2013

Zgjerohet skandali i Datagate. Bashkimi Evropian përfshirë në përgjime

Po merr gjithnje e me shume hapesire skandali i Agjencise Kombetare te Sigurise Amerikane. Kryetari i parlamentit Evropian Martin Schulz eshte shprehur se pergjimet amerikane te bera ne vendet e BE-se mund te minojne keq mardheniet midis SHBA-ve dhe BE-se.

Nje tjeter bashkepuntore i NSA ka thene per revisten gjermane Der Spiegel se ne pergjime jane perfshire dhe selite e BE-se ne amerike. Nga pergjimet jane filtruar email, telefonata dhe cdo e dhene tjeter. Madje - sipas Der Spiegel - disa nga vendet e BE si italia, gjermania, franca, britania, spanja kane marreveshje te fshehta per ti kaluar informacione Agjencise Amerikane.

Sipas gazetes britanike The Guardian, Agjencia Amerikane ka akses ne linje Tat-14 qe eshte linja e sistemit komunikues kabllor transatlantik. Brenda kesaj linje eshte e mundur pergjimi i cdo gjeje duke filluar nga telefonatat, interneti etj.
Zoti Schulz thote se SHBA-te jane te detyruar te japin shpjegime ne lidhje me keto.
Por ajo qe shqeteson me shume ne BE eshte pergjimi i lidereve. Pra, nese pergjimet kane perfshire biseda delikate mes lidereve Evropian. Sipas informatorit te revistes gjermane, sherbimet e NSA mund te kene instaluar aparatura pergjuese afer ndertesave te BE sic eshte Justus Lipsius (ndertesa ku lideret evropian takohen ne bruksel) ku sherbimet e NSA-se mund te kene pergjuar cdo gje nga nje ndertese aty afer selise se NATO-s ne Bruksel.

Nderkohe qe Edward Snowden, njeriu i cili i pari doli hapur mbi pergjimet amerikane vazhdon te jete ne aeroportin e moskes. Ekuadori po shqyrton kerkesen e tij per azil politik por ka gjasa se nese kjo do te ndodhe ky shtet mund te perballet me embargo ekonomike nga ana e SHBA-ve.


826
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI