Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Zbardhen emrat e katër biznesmenëve të gjobitur nga Shullazi
Publikuar me 19 Pri 2016

Zbardhen emrat e katër biznesmenëve të gjobitur nga Shullazi

Tani me plot gojë mund ta quani ''Shullazi Papers'', pasi kërcënimi i dy kandidatëve për rektor në UT, ka qenë thjeshtë maja e ajsbergut të një veprimtarie të jashtëzakonëshme kriminle të ushtruar nga banda e Emiljano Shullazit.

Pas pasqyrimit në shtyp të rasteve të para të grabitjes së pronave, vijojnë të zbardhen emrat e të tjerë biznesmënëve që janë bërë pre e gjobave të Emiljano Shullazit.

Një pjesë për tyre nuk kanë paguar dhe kanë marrë arratinë jashtë vendit bashkë me familje.

Ndërsa një pjesë tjetër, e cila nuk ka bërë as denoncimet në polici, duket se i është nënshtruar forcës së krimit.

Nga informacionet që duket se kanë dalë nga Prokuroria, shihet se mes emrave të përfunduar në rrjetën e gjobave të Shulalzit ka edhe biznesmenë “VIP”.

Dy prej biznesmenëve, që paguan gjobën nën kërcënimet e Emiljano Shullazit dhe bandës së tij e ushtrojnë aktivitetin e tyre në Durrës, ndërsa një tjetër në Tiranë. Ky i fundit është administrator i një prej kompanive më të mëdha të hidrokarbureve, “Kastrati group”.

Bëhet fjalë për biznesmenin Shefqet Kastrati, që sipas dosjes së prokurorisë ka rënë pre e bandës së Shullazit, por nuk ka denoncuar, shkruan Lapsi.al.

Dy biznesmenët e tjerë janë Ardian Bardhi dhe Xhevdet Troplini. Bardhi përshkruhet në dosjen e prokurorisë si pronar i disa lokaleve në Durrës, përfaqësues i kafes “Pascucci”.

Biznesmeni tjetër, Xhevdet Troplini përshkruhet si aksioner në Euromag. Biznesmeni i katërt është Jani Zika, i cili siç dihet tashmë nuk pranoi të paguante, por u largua jashtë vendit, bashkë me familjen pas kërcënimeve të vazhdueshme.

Pjesë nga dosja e prokurorisë, zbardhur nga Lapsi.al

“Nje grup personash me rrëzikshmëri të lartë shoqërore, identifikuar më parë si përsona me precedent të ndryshëm kriminalë, disa prej tyre të dënuar dhe konkretisht, shtetasit, Emiliano Shullazi, Gilmando dani, Blerim Shullazi etj, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë, persona të cilët njihen si biznesmenë të njohur të vendit, dhe më konkretisht Poje Troplini (Xhevdet Troplini), aksioner në shoqërinë Euromag, me aktivitet në qytetin e Durrësit, shtetasin Ardian Bardhi, pronar I disa lokaleve në qytetin e Durrësit dhe përfaqësues i kafes “Pascucci”, si dhe shtetasin Shefqet Kastrati, administrator i “Kastrati Group”.


1482
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI