Revista
|
|
Pak kohe mepare doli ne mediat e huaja nje lajm sa i cuditshem aq edhe renqethes ku u bente fjale per femra qe u ofronin seks rebeleve sirian. Kesaj here disa pjestare te grupit Hezbollah i kane gjetur ne nje bordello ne al Kassir te mbyllura dhe i kane dorezuar tek ushtaret e Assad. Ne dhome kane gjetur prezervative, viagra, dysheke e çarçafe qe sherbenin per te 'ngushelluar' rebelet ne kerkim te nje lavdie pas vdekjes.
Dy prej tyre ishin shtatezane, kush e di nga kush. Ushtaret i kane pyetur dhe kane thene se:"Misioni i yne eshte ne emer te jihad al-nikah" - lufta e shenjte e seksit e keshilluar nga ndonje hoxhe Salafit, per te ofruar trupin rebeleve ne kembim te shpetimit te perjetshem.
PLAGA SOCIALE
Shume prej tyre vine nga Tunizia. Nje minister i qeverise Tuniziane ka thene ne parlament se do ti kerkoje Damaskut qe ti ktheje ato ne vendlindje. "Shume prej tyre kane pasur maredhenie me njezet, tridhjete apo njeqind muxhahedin, nje turp ky qe vazhdon prej muajsh dhe Ne rrime ketu pa bere asgje" ka thene ai. Vajza te reja e shpesh here minorene qe rekrutohen nga fshatrat ne jug te vendit ku varferia eshte me e theksuar dhe analfabetizmi eshte i pranishem ne mase. Aty ku nje femer pa burre eshte nje prostitute. Xhihadistet e seksit po behen nje plage sociale ne ate vend ku ofron numerin me te madh te rebeleve te importuar kunder Assadit.
RRUGETIMI
Rruga per te arritur ne fushe-beteje kalon nga Turqia apo Libia dhe pjesa me e madhe e te rekrutuarve jane nen moshen 35 vjec: e sipas nje raporti te ONU te paguar nga Katari. Kane bere xhiron e botes disa imazhe e nje telekamere ne aeroportin e Ankarase ku nje grua iu pergjeronte te shoqit qe mos te shkonte ne lufte por makineria e xhihadit eshte konsoliduar mire. Nje ish veteran i luftes ne Irak dhe Afganistan qe perkrahte Talebanet thote se tani ai merret me rekrutimin e femrave te reja ne Tunizi per shkuar ne Damask jo per te luftuar por per tu bere lehtesuar sadopak misionin e rebeleve.
DESHMITE
I takon babait te femijes per t'i transmetuar besimin fetare - sipas islamit - mbi kete baze predikuesit arrijne te bindin vajzat e reja minorene, te varfra e analfabete qe eshte e drejte te rrezikosh nje shtatezani te padeshiruar. Shume prej tyre jane detyruar per te martuar per disa ore nje rebel ne menyre qe te konsumojne nje maredhenie seksuale para se ta braktisin ate. Ne fillim dukej si legjende por tani eshte konfirmuar nga deshmite e dhjetra prostitutave femije duke sjelle detaje te padegjuara mepare.
Mund te vecohet deshmia e nje burri te martuar i cili eshte detyruar te kerkoje divorcin pasi gruaja e re e sapomartuar eshte larguar duke iu bashkuar rebeleve. Apo ajo nje vajze 17 vjec qe pasi eshte kthyar nga lufta prinderit e saj thone se jane te lumtur qe eshte kthyer por mepas bien ne qetesi dhe shtojne se "Nuk e njohim më".
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje