Revista
|
|
Share
(E PERDITESUAR)- Ndryshe nga sa ishte raportuar më parë, Muamar Gadafi nuk është arrestuar, por është vrarë. Lajmi bëhet i ditur nga ana e Al Xhazira. Vrasja e Gadafit është konfirmuar edhe nga ana e Këshillit Tranzitor të Libisë.
Sipas Al Xhazira, Gadafi është vrarë në një kanal, ndërsa ulëriste “Mos qëlloni, mos qëlloni”.
###
Muamar Gadafi më në fund është kapur, pas muajsh të tërë luftimesh. Lajmi bëhet i ditur nga agjenci të ndryshme lajmesh. Agjencia italiane Ansa, e cila i referohet Këshillit Tranzitor të Libisë, thotë se arrestimi i Gadafit ka ndodhur gjatë përpjekjeve të tij për t’u arratisur.
Mësohet se gjatë arrestimit, Gadafi është plagosur me armë zjarri në të dyja këmbët.
Arrestimi i Gadafit ka ndodhur gjatë marrjes së bastionit të fundit të tij në Sirte.
“Kolonel Gadafi është arrestuar bashkë me një prej djemve gjatë sulmit në Sirte, i plagosur në të dyja këmbët”, ka njoftuar televizioni libian, duke iu referuar Këshillit Tranzitor të Libisë.
Mediat ndërkombëtare thonë se tashmë lufta në Libi mund të quhet e përfunduar, duke qenë se Gadafi është arrestuar, ndërsa bastioni i tij i fundit është marrë nga Këshilli Tranzitor.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje