Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Vrasja e vajzës 17 vjeçare në Dukagjin, gjakmarrja nisi për një vijë ujë
Publikuar me 15 Qer 2012

Vrasja e vajzës 17 vjeçare në Dukagjin, gjakmarrja nisi për një vijë ujë

Nje vije uji është kthyer në rrjedhë gjaku në Kasnec të Kirit në Shkodër. Një 70-vjeçar dhe mbesa e tij u vranë në një breshëri kallashnikovi nga dy persona, që u hakmorën ndaj vrasjes së një 60-vjeçari dy vjet më parë nga nipi i viktimës. Gjysh e mbesë, Kolë dhe Marije Quku kanë mbetur të vrarë ndërsa janë qëlluar me breshëri automatiku në arën pranë shtëpisë së tyre, në hakmarrje të vrasjes që nipi i Kolës, Gjokë Quku kishte bërë para dy vjetësh pas një sherri për një vijë uji.
Marija 17 vjeçe dhe gjyshi i saj janë qëlluar afër shtëpisë së tyre në lagjen Kasnec të fshatit Kir në komunën Pult në Dukagjin. Marija mësohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa gjyshi i saj, Kola është plagosur rëndë dhe më pas ka vdekur ndërsa po transportohej për në spitalin e Shkodrës.

Ngjarja
Dëshmitarë në vendngjarje treguan se gjyshi dhe mbesa kanë qenë duke punuar kur janë qëlluar prej gjakësve, që duket po i prisnin në arën pranë shtëpisë. Policia thotë se dy autorët e armatosur janë pjesëtarë të familjes Curri dhe janë shpallur menjëherë në kërkim. Burime thanë se vrasja që erdhi pas ngjarjes së vjetër duhej të ishte e planifikuar, edhe pse personi që kreu krimin atëherë ndodhet në qeli dhe i dënuar. Dëshmitarët kanë thënë se 17-vjeçarja ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa gjyshi i saj me gjithë plagët është gjetur i gjallë, por ka humbur jetën ndërsa po transferohej për në spital. Sipas dëshmive, të dy viktimat kanë marrë më shumë se nga një plumb me armë zjarri, ndërsa duket se atentatorët nuk kanë bërë diferencë mes vajzës së re dhe gjyshit të saj, pasi kanë qëlluar me breshëri duke ua marrë jetën të dyve.

Hetimet
Sipas policisë, janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre,ndërsa dyshohet se motive i kësaj ngjarjeje është gjakmarrja. Kjo pasi dy vjet më parë, më 8 korrik 2010, në po këtë lagje është vrarë me armë zjarri 60-vjeçari Ndoc Dedë Voci ( Prroj), baba i katër fëmijëve.
Pas krimit te korrikut 2010 te dyja familjet ishin futur ne gjak. Edhe pse autori i krimit ishte denuar nga drejtesia, hakmarrja nuk ka vonuar. Afro dy vjet me me vone familja tjeter realizon krimin makaber, duke vrare te gjyshin e autorit te krimit, si dhe motren e tij vetem 17 vjeçe.

Sipas policisë, autori i dyshuar i ngjarjes ka qenë fqinji i tij, atëherë 23 vjeç, Gjok Quku, familjar me viktimat Marije dhe Kolë Quku. Autori Gj.Quku, i cili ndodhet në burg, kishte konflikt me fqinjin e tij, Ndoc Prroj, lidhur me ujin që përdoret për vaditje.
Viktima e para dy viteve, Ndoc Prroj ka qenë në oborrin e banesës së tij kur është qëlluar me armë zjarri dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Prej dy vitesh dy familjet fqinje në të njëjtën lagje dhe të njëjtin fshat janë në hasmëri, ndërsa pasditen e së enjtes Kolë dhe Marije Quku janë qëlluar po në arën pranë shtëpisë në të njëjtat rrethana si ngjarja e dy viteve më parë. Sipas policisë po punohet për kapjen e autorëve.


2609
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI

qwert

kjo eshte e vertete

Enjte, 11 Tetor 2012 17:08