Revista
|
|
Vrasja e biznesmenit te njohur Artan Santo ka vënë në levizje të gjitha hallkat e shtetit të cilat po bëjnë të pamunduren për kapjen e autorëve.
Në përpjekjet e saj për identifikimin e autorëve, policia e shtetit ka publikuar foto te motorrit me të cilin kanë udhëtuar vrasësit e Artan Santos të cilët janë larguar pa bërë bujë në mes të Tiranës.
Por ajo që bën përshtypje në fotografinë e paraqitur nga uniformat blu, është edhe prania e një patrulle policore aty pranë, të cilës duktet të mos i ketë bërë shumë përshtypje motorri i zi pa TARGA i vrasësve i cili është larguar me shpejtësi nën hunden e tyre.
Ky moment, nuk është një rast specifik i veçantë, pasi policisë tonë vazhdon të mos i bëjnë përshtypje makinat dhe motorrat e luksit që shkelin të gjitha rregullat e qarkullimit rrugorë.
Për ta, preja e preferuar janë njerzit e thjeshtë, nga të cilët mund të nxierrish dhe ndonjë kafe.
Ndërkohë, policia duke qenë se vrasësit nuk i kapi dot në tokë, ajo po i kërkon ata me helikopter nga ajri, nga ana tjetër policia ka ngritur patrulla në të gjitha daljet e Tiranës.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje