Revista
|
|
Anija kozmike “Voyager-1” është objekti i parë i krijuar nga njeriu, që tejkalon Sistemin tonë Diellor dhe tani ndodhet në hapësirën ndëryjore.
E lëshuar në vitin 1977, “Voyager 1” u dërgua fillimisht për të studiuar planetët e largët, por vazhdoi pa u ndalur. Sot, misioni veteran i NASA-s është thuajse 19 miliardë kilometra larg shtëpisë, siç shkruajnë mediat.
Distanca është kaq e madhe sa duhen 17 orë, që sinjali i radios të dërgohet nga “Voyager 1” për të mbërritur këtu në Tokë.
Profesor Ed Ston, shefi i këtij misioni, tha se “ky është një gur themeli, jo vetëm shkencor, por edhe historik, për të cilin kemi shpresuar për më shumë se 40 vjet.
Është hera e parë, - i tha ai BBC-së, - që nisim eksplorimin e hapësirës mes yjeve”. Të dhënat, që bindën ekipin, u mblodhën nga instrumenti i sondës “Plasma Wave Science”, përmes të cilit u mat dendësia e pjesëzave të ngarkuara në afërsi të “Voyager 1”.
Matjet në prill-maj dhe tetor-nëntor të vitit të kaluar treguan një tejkalim me 100, të numrit të protoneve, në çdo metër kub të hapësirës.
Për shkencëtarët, ky ishte treguesi që dëshmon se “Voyager 1” është larg ndikimit të fushave magnetike dhe erës diellore.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje