Revista
|
|
Vodafone ka bere publike listen e kerkesave mbi pergjimet publike gjate vitit 2013 ku ajo operon. Ne kete liste perfshihen te dhenat e kerkesave qe qeverite i kane bere ketij operatori per marrjen e te dhenave mbi rastin ne fjale. Kompania sjell ne vemendje se shume vende anashkalojne operatorin duke bere akses te drejtperdrejte ne pergjime apo te dhenat e perdoruesit duke thyer keshtu cdo te drejte mbi privatesine.
Po si pozicionohet shqiperia ne kete liste?
Legjislacioni shqiptare le shume hapesire per te abuzuar duke autorizuar cdo autoritet qe te pergjoje duke filluar nga Ministria e Financave, Ministria e Drejtesise, Ministria e Rendit, Shish, SHIU etj. apo cdo agjenci tjeter me kushtin qe keto te fundit te paraqesin nje kerkese Prokurorit te Pergjithshem apo nje prokurori te autorizuar nga Prokuroria e Pergjithshme. Kjo per sa i perket marrjes se te dhenave nga operatoret apo cdo detaj nga perdoruesit e telefonave.
Por ne baze te nenit 22 te ligjit n ° 9157, date 4.12.2003 autoritetet shqiptare mund te bejne kerkese nje operatori per marrje te dhenash nese sherbimet inteligjente nuk arrijne te kene te dhena te mjaftueshme nga pergjimet e tyre (personale).
Kjo tregon se ligji lejon pergjimin per llogari te tyre me ane te aparateve pergjuese qe disponohen nga sherbimet inteligjente dhe se kerkesa i behet operatorit vetem nese ata nuk kane te dhena te mjaftueshme.
Autoritetet shqiptare kane bere 5778 kerkesa (vitin 2013) per marrje te dhenash nga perdoruesit e telefonave, kjo vetem operatorit Vodafone pa llogaritur AMC, Eagle Mobile apo Plus. Qeveria shqiptare ka autorizuar Vodafone per te treguar numerin e kerkesave me kushtin qe te mos tregohet se si behet pergjimi.
Ne baze te ligjit 101 pika 6 mbi Komunikimet elektronike operatoret duhet te jene ne gjendje te pervetesojne te dhenat e perdoruesit me aparatet e tyre duke nxjerre keto te dhena:
Telefon Celulare
a) SMS / MMS hyrese dhe dalese
duke identifikuar perdoruesit
duke identifikuar aparatet e komunikimit
duke identifikuar pozicionin e perdoruesve, daten , oren, kohezgjatja, numerat komunikues dhe thirrjet pa pergjigje
Ne rast komunikimi me internet:
a) Te dhenat e komunikimit dhe aparatet
- Perdoruesin / ID e tij
- Emrin dhe adresen e rrjetit apo vendodhjes
- Nese ka nje IP duhet emri i perdoruesit, telefoni apo numeri i perdoruesit
b) Te dhenat mbi identifikimin dhe destinacionin / destinacioni final
- ne rast thirrjeje me internet / ID e perdoruesit, (user) pseodonimin e perdorur apo numerin e perdorur per komunikim.
- ne rast komunikimi via email apo thirrjeje (skype) nevojitet adresa e te abonuarit ose ID-ja e perdoruesit dhe destinacionin final
c) Te dhenat per ndertimin e dates, ores dhe kohezgjatjen e bisedes
- Log in /log off (fillimi i komunikimit dhe mbarimi) me date dhe ore
- adresa IP duke specifikuar nese eshte dinamike apo statike
- ID-ja e te abonuarit / perdoruesi i te cilit eshte perdorur linja e internetit
Per fat te mire operatoreve nuk u kerkohet te memorizojne file mbi komunikimet efektive si audio apo video kur behet fjale per ato te internetit (por kjo nuk eshte e sigurte). Sipas ligjit autoritetet mund te kerojne vetem te dhenat e mesiperme nga operatoret.
Raste te vecanta (emergjenca civile, rrezikshmeri kombetare apo gjendje rendi te jashtezakonshme si ajo e vitit 97') qeveria ka cdo lloj kontrolli mbi operatoret duke u treguar atyre se cfare duhet te bejne.
PRIVATESIA SIPAS QEVERISE SHQIPTARE
Ajo cfare i intereson me shume qytetareve shqiptare eshte trajtimi i te dhenave personale dhe per kete ligji mbi pergjimet shkruan vetem dy rreshta mos specifikuar se si duhen trajtuar dhe kush duhet ti mbaje apo si ruhen ato dhe cili eshte destinacioni final. Ligji ngarkon autoritetin qe ka bere kerkesen si pergjegjese por asgje me shume.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje