Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Vjehrra detyron nusen te behet prostitute
Publikuar me 18 Jan 2007

Vjehrra detyron nusen te behet prostitute

Për të përfituar sa më shumë para ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni edhe nusen e djalit, por kjo e fundit e ka denoncuar në polici, e cila ka zbuluar strofkullën që përdorej si shtëpi publike. Kaq ka mjaftuar dhe policia e Lezhës ka ndërmarrë një aksion në lokalin "Babë Mrika", ndër më të njohurit në qytet, ku pas kontrollit të ushtruar, janë prangosur dy motrat, Mrika Ndoci dhe Angjelina Preka, të cilat janë vënë nën akuzën e "shfrytëzim prostitucioni për qëllime fitimi". Nga burime zyrtare të policisë vendore, aksioni është ndërmarrë pas denoncimit të bërë nga 19-vjeçarja A.N., e cila thuhet se është nusja e djalit e njërës prej femrave të arrestuara. Bashkëshorti i saj ishte emigrant dhe ajo shkonte shpesh herë për të ndihmuar vjehrrën e saj në lokal. Dy pronaret e lokalit në qendër të qytetit, ditët e fundit e kanë detyruar 19-vjeçaren që të shkonte me persona të tjerë kundrejt pagesës. Por më pas A.N. nuk e ka lejuar të shfrytëzohej dhe ka bërë denoncimin në komisariatin e policisë së Lezhës, duke bërë kallëzim për vjehrrën e saj Mrika Ndocin dhe të motrën, Angjelina Prekën. Sipas burimeve policore, e cila po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dy motrat pronare, merrnin 2500 lekë për çdo klient. Ato ushtronin këtë aktivitetet ilegal prej tre vjetësh, ku për fitim nuk kanë kursyes as nusen e djalit të tyre. Ndonëse lokali i "Babë Mrikës" ndodhet në qendër të qytetit, policia nuk ka ushtruar asnjëherë kontroll për ushtrim prostitucioni.

Gjykata le ne burg pronaret e shtepise publike

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy motrat, Mrika Ndoci dhe Angjelina Preka, të arrestuara dy ditë më parë me akuzën e "shfrytëzimit për qëllime prostitucioni". Vendimi është dhënë dje nga trupi gjykues, ku pas provave të paraqitura nga prokurori i çështjes, trupi gjykues ka dhënë masën "burg pa afat" për dy gratë, pronare të lokalit "Babë Mrika", në qendër të qytetit të Lezhës, i cili dyshohet se përdorej për qëllime prostitucioni prej tre vjetësh. Denoncimi ndaj motrave pronare të lokalit, të cilin e shfrytëzonin prej tre vjetësh edhe si shtëpi publike, është bërë nga nusja e djalit të Mrika Ndocit, 19-vjeçares A.N., e cila dje ka dëshmuar para gjykatës.

Më pas viktima është dërguar në një qendër rehabilitimi të femrave të dhunuara për t'u trajtuar pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Burime të policisë së Lezhës bëjnë të ditur se A.Nishte detyruar të ushtronte zanatin e prostitutës që tre muaj më parë nga ana e vjehrrës.

Shekulli


1909
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI