Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Vini re ! Me 30 qershor del nga qarkullimi kartemonedha 500-lekeshe
Publikuar me 08 Jan 2010

Vini re ! Me 30 qershor del nga qarkullimi kartemonedha 500-lekeshe

Banka e Shqiperise ka vendosur te heqe nga qarkullimi dy tipat e vjetra te kartemonedhes 500-lekeshe, nderkohe qe do te vazhdoje te perdoret vetem prerja dhe emetimi me i fundit.Vendimi eshte marre ne date 14 dhjetor 2009 nga Keshilli Mbikeqyres i BSH-se.


Deri ne daten 30 qershor te ketij viti qytetaret mund te perdorin si me pare kartemonedhen 500-lekeshe, qe ne pjesen e perparme ka nje grua me nje luledielli prane, vleren te spostuar ne te djathte, kombinuar me nje ornamentike, ndersa prapa eshte dhene nje peizazh malor i Shqiperise.


Sipas Bankes se Shqiperise, 30 qershori do te jete afati i fundit edhe per 500-lekeshin qe ne pjesen e perparme riprodhon portretin e Naim Frasherit, shoqeruar me vleren ne qender, ndersa prapa eshte vendosur nje liber, brenda te cilit duket nje peizazh malor.


Vendimi i Bankes Qendrore jep afat deri ne fund te ketij viti per te grumbulluar ne banka edhe ato kartemonedha qe kane mbetur ne dispozicion te qytetareve.


Nga fillimi i vitit te ardhshem, ato do te humbasin çdo lloj vlere ligjore dhe do te perdoret vetem 500-lekeshi me figuren e Ismail Qemalit, kartemonedhe me elemente sigurie te cilesise se larte, me perberje pambuku.


1373
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI