Revista
|
|
Vetëvrasjet në të gjithë botën kanë ngjashmëri. Ndër elementët kryesorë është edhe nxitja nga sektet fetare, që përsëriten nga vendi në vend, apo dhe raporti meshkuj/femra. Vetëvrasjet e zakonshme nuk mund të arrijnë një shkallë të lartë vetëvrasjesh. Atë e rrisin në mënyrë të ndjeshme vetëvrasjet e vendeve me shkallë vetëvrasjeje më të lartë se mesatarja botërore dhe sidomos vetëvrasjet masive të kulteve dhe sekteve fetare, të cilat në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar, që përkon edhe me kohën e finalizimit të teorisë së fundit të botës, kanë qenë jashtëzakonisht të shumta.
Grupmosha 10-15 vjeç
Në këtë grupmoshë mjaft prej viktimave janë të mitur. Meqenëse nuk ka një kufi ndarës preçiz të mbarimit të miturisë dhe fillimit të adoleshencës, aq më tepër që djemtë dhe vajzat karakterizohen nga mosha të ndryshme në këtë proces, është vështirë që të bëhet një ndarje tepër ekzakte e të miturve të vetëvrarë. Këtë gjë e vështirëson edhe më tepër fakti se adoleshencën më tepër se sa mosha e përcakton zhvillimi fizik dhe psikologjik i fëmijës. Edhe teoria penale ka kuptim të dyfishtë për të miturit, 14 vjeç për subjektet e veprave penale dhe 16 vjeç për kundravajtjet penale.
Të miturit
Të gjitha vetëvrasjet janë trishtuese, por vetëvrasjet e të miturve dhe adoleshentëve janë tepër të dhimbshme. Sipas shkallës botërore të vetëvrasjes, kjo shkallë për moshën 5-14 vjeç është përafërsisht 2, ku numri i të miturave është më i ulët se ai i të miturve. Në Francë shkalla e vetëvrasjes së të miturve është 0.7, ndërsa në SHBA 0.9. Në Shqipëri ky fenomen qëndron 2 shkallë më lartë, 2.95; numri i femrave, 56%, është më i madh se ai i meshkujve; rasti i moshës më të vogël është 10 vjeç, ndërsa mosha mesatare 13.1 vjeç. Kjo moshë karakterizohet nga ndjeshmëria e theksuar, nevoja e dashurisë, lavdërimit dhe përkëdhelisë prindërore, të qenit në qendër të vëmendjes, mosdurimi i kërkesës së llogarisë, kërkimi i modeleve dhe imitimi, mosperceptimi i saktë i realitetit, negativizmi, reaksione të menjëhershme nga ngacmimet, etj. Në këtë moshë fëmijët mësohen me ndjenjën e punës, të këmbënguljes, kompetencës dhe ndjenjës së bashkëpunimit. Ata formohen në aftësitë e veta, sistemojnë sjelljet, duke kultivuar ato që janë të pranueshme, mundohen të zbatojnë me korrektësi detyrat që u ngarkohen, dhe nëse nuk e arrijnë dot një gjë të tillë, përjetojnë ndjenja dështimi dhe inferioriteti, nga të cilat mund të lindin ide dhe veprime jonormale.
Imitimi i aktit
Në këtë moshë vihet re fenomeni i vetëvrasjes imituese, gjë që argumentohet me imitimin e aktit për të njëjtin motiv, mjedisin dhe mjetin e përzgjedhur dhe metodën e përdorur. Në fenomenin e imitimit ka ndikuar kryesisht media vizive, nëpërmjet intensitetit të lartë të emetimit të rasteve të vetëvrasjeve të të miturve, duke përmendur edhe shkaqet: grindjet me prindërit dhe bashkëmoshatarët, rezultate të ulëta në mësime, kërkesë e lartë llogarie, mungesë tolerance, ndikimi fetar etj. Fëmijët me praktika të njëjta dhe prirje për vetëvrasje, pas marrjes së këtij informacioni nga televizioni, e kanë thelluar këtë tendencë, duke e konkretizuar kur janë krijuar të njëjtat kushte e rrethana. Mungesa e mjediseve të posaçme për fëmijët ka bërë që ata të jenë të pranishëm në emisionet e lajmeve. Në median vizive nuk mungojnë rastet e filmave, ku jepen skena të vetëvarjes së fëmijëve. Në vitin 2005 evidencohen tri raste, në një shtrirje të shkurtër kohore, të shkaktuara sipas medias, përveç të tjerash edhe nga ndikimi i sektit fetar “Dëshmitarët e Jehovait”, të realizuara në haurin e bagëtive dhe me varje me litar. Rastet e tjera janë realizuar në banesë.
shifra
Rreth 77%
e vetëvrasjeve kanë ndodhur në zona rurale dhe në fshatra të largët
Vitin 2005
evidencohen tri raste, në një shtrirje të shkurtër kohore, nga ndikimi i një sekti fetar
10 deri 15 vjeç
klasifikohen të mitur, se s ka kufi mes mbarimit të miturisë dhe fillimit të adoleshencës
Vetëvrasje mbas orës 18.00
Të miturit imitojnë edhe
kur i japin fund jetës
Përveç metodës së varjes, evidencohen edhe dy metoda të dhunshme, vrasja me armë zjarri dhe therja me thikë, metoda jotipike këto për të miturit. Reth 77% e vetëvrasjeve kanë ndodhur në zona rurale dhe në fshatra të largët. Veçori e kësaj moshe është marrja e vendimeve të papritura, jashtë arsyes, si dhe realizimi i menjëherëshm i tyre. Rreth 80% e vetëvrasjeve kanë ndodhur mbas orës 18.00, orë që përkon me kthimin e prindërve nga puna, kërkesën e llogarisë për punët e ngarkuara, apo rezultatet e mësimeve, grindjen dhe ndëshkimin. Nëqoftëse ata do të kishin një tendencë të qëndrueshme vetëvrasjeje dhe nuk do të shërbente për të një shkak i atëçastshëm, do ta kishin realizuar vetëvrasjen para kësaj kohe, ku mungon edhe prezenca e prindërve në shtëpi. Pjesa më e madhe e këtyre akteve përfshihen në periudhën janar-maj dhe shtator-nëntor, të cilat janë njëkohësisht edhe periudha shkolle, apo stinë pune. Suksesi i parandalimit të vetëvrasjes së të miturve qëndron tek mjedisi i ngrohtë familjar, dashuria prindërore dhe e grupit, njohja e psikologjisë fëminore, vendosja e kodeve dhe pakteve të tolerancës, shëndeti i mirë fizik dhe mendor.
Tab 1
Viti 2005
Të vetëvrarët, sipas moshës
Nr
Emërtimi
Total Meshkuj
Femra
Raste
%
Raste
%
G.mosha
214
Shkalla Rendi 124
58
90
42
1
2 10-15
9
2.95 VII 4
44
5
56
2
3 16-25
50
8.51 IV 18
36
32
64
3
26-35
50
11.76 I 32
64
18
36
4
36-45 39
9.04 II 25
64
14
36
5
46-55
26
7.31 V 17
65
9
35
6
56-65
25
8.92 III 17
68
8
32
7
Mbi 66
15
5.72 VI 11
73
4
27
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje