Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Vëllai i Mehmet Shehut: Do rihetohetoj vdekjen e ish-kryeministrit
Publikuar me 29 Nen 2012

Vëllai i Mehmet Shehut: Do rihetohetoj vdekjen e ish-kryeministrit

Botimi i dëshmive sekrete të ekspertëve dhe mjekëve personalë që kryen veprimet procedurale pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut mesnatën e 17-18 dhjetorit të vitit 1981, ka sjellë reagimin e familjarëve të ish-kryeministrit më jetëgjatë të Shqipërisë. N

ga Kanadaja ku jeton familjarisht për më shumë se 10 vitesh, 86-vjeçari Duro Shehu, ka pohuar për DITA se ‘do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjor për rihetim nga ekspertët, në mënyrë që të dalë në shesh e vërteta, ajo që ne si familjarë kemi dyshuar, kërkuar dhe akuzuar që në momentin kur na lajmëruan për vetëvrasjen e vëllait tim’.

Në prononcimin e tij, ashtu si dhe herë të tjera, ish-ushtaraku i lartë Shehu, kundërshton versionin zyrtar të vetëvrasjes dhe këmbëngul në atë të vrasjes. “Duke lexuar ato që ka botuar gazeta juaj, dëshmitë e personave që kanë administruar ngjarjen e 17-18 dhjetorit 1981, na përforcohet më tej bindja se Mehmet Shehun e kanë vrarë. Unë kam denoncuar që ditën e parë, që në momentin që na njoftuan për ngjarjen, se vëllanë e kanë eleminuar.

Unë kam akuzuar dhe akuzoj si realizues të skenarit Kadri Hazbiun, të urdhëruar nga kreu i vendit. Unë dhe familjarët e tjerë, që nga vrasja e vëllait, kemi kontaktuar me shumë persona që kanë pasur lidhje direkt dhe indirekt me ngjarjen, e ata na kanë konfirmuar dyshimin tonë për vrasje të inskenuar.

Kemi shumë fakte për këtë, që nga pamundësia e vetëvrasjes me plumb e mbulimit në krevat(!!!), mos kontrollin e ambienteve të studios së Mehmetit, mos bërja e autopsisë, zhdukja enigmatike e një vajze që ka qenë në mjediset e vilës atë natë, e shumë veprime të tjera proceduriale të anashkaluara.

Dyshimin, apo më saktë provat tona, i përforcojnë dhe dëshmitë e publikuara së fundi të mjekëve personalë, personelit të shërbimit dhe ekspertëve të hetimit. Në disa raste ato nuk përputhen, apo anashkalojnë enkas detaje kompromentuese të skenarit. Për më tepër, është e pa falshme, që me urdhër nga lart, trupit të Mehmetit nuk i është bërë autopsia.

Qoftë dhe vetëm ky fakt, në kundërshtim me procedurat e domosdoshme ligjore, flet shumë. Ne e kemi ngritur zërin vazhdimisht, por tashmë, do të kërkojmë nga strukturat përgjegjëse të shtetit që të bëhet zhvarrim dhe rihetim per vdekjen e Mehmetit. Në këtë mënyrë, të dalë në shesh e vërteta e asaj ngjarje të rëndë”, pohon Duro Shehu.
 


1128
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI