Revista
|
|
Pas qendrimeve të zbutura ndaj homoseksualëve, Papa Françesku ka bërë publik një qëndrimin i cili mund të revolucianizojë marrëdhënieve mes Katolicizmit dhe shkencës.
Kreu i Kishës Katolike gjatë një fjalimi në Akademinë e Shkencave të Selisë së Shenjtë deklaroi se “Teoria e evolucionit” dhe ajo e ''Big Bang-ut” janë të sakta sepse Zoti nuk është një magjistar me shkopin magjik,
“Kur lexojmë Librin e zanafillës apo flasim për krijimin dhe fillesën rrezikojmë të imagjinojmë Zotin si magjistar me një shkop magjik në dorë në gjendje për të bërë gjithçka. Kjo s’është e vërtetë”, tha Papa Françesku.
Ai shtoi se Zoti krijoi njeriun dhe më pas e la atë të zhvillohet sipas ligjeve të brendshme dhe të natyrës që ia dha gjithësecilit.
Kreu i Vatikanit tha se evolucioni nuk bie ndesh me nocionin fetar të krijimit, “sepse që të ketë evolucion, nevojitet krijimi i qënieve që më pas të evoluojnë”.
Qendrimi i Françeskut përshtatet më së shumti me atë të Papa Piut XII, i pari që i hapi dyert e Vatikanit idesë së evolucionit dhe mirëpriti teorinë e Big Bang-ut, ndërsa në vitin 1996, Papa Gjon Pali II shkoi edhe më tej kur deklaroi se evolucioni ishte më shumë se një hipotezë.
Por pavarësisht qendrimit të Gjon Palit II, pasardhësi i tij, Benedikti i XVI u tregua më konservator kur e cilësoi si të pamundur teorinë e evolucionit sipas përshkrimeve darviniane.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje