![]() |
Revista
|
|
Si është dita tashmë, që te paktën prej muaj emri yt është i përfolur për shak të akuzave dhe kundër akuzave me Leonard Bombaj?
Pas gjithçka që ka ndodhur i jam përkushtuar shkollës. Po studioj shumë fort. Kam ditë të zakonshme si çdo gjimnaziste. Fatkeqësisht e shkuara është pjesë e jetës sime dhe sado që të mundohem ta harroj, ajo është brenda meje.
Në shkollë a dihet historia jote?
Fatmirësisht në shkollë të gjithë sillen mirë me mua. Deri më tani nuk kam hasur asnjë problem. Askush nuk më vlerëson për atë që kanë dëgjuar po për atë që jam.
A është e lehtë të harrosh atë çfarë ka ndodhur?
Nuk është e lehtë aspak. Kur jam vetëm gjithmonë qaj por këtë kurrë nuk e bëj para syve të prindërve të mi. Gjatë ditës sillem sikur çdo gjë është normalizuar por nuk është e lëhtë për ta harruar nuk është dhe nuk besoj se do të harrojë ndodnjëherë këtë pjesë të jetës sime.
Pasionet e tua për artin i keni lënë mënjëanë?
Nëqoftë se për 5 vjet jam dhunuar, psikologjikisht dhe fizikisht e kam duruar vetëm prej artit. Fakteqësisht kjo histori doli dhe tashmë po hidhet baltë dhe mbi mua, mbi familjen time. Arti është një ëndërr e imja dhe unë po ju them se kurrë nuk mund të heq dorë prej saj. Si mund të heqë njeriu dorë nga endrrat?
E mbani mend si keni shkuar për herë të parë në shkollën e artit?
Si nuk më kujtohet. Megjithëse pas gjithçkaje që ka ndodhur mendoj se do të ishte më mirë mos të më shkelte këmba aty. Ka qenë fillim i muajt maj isha vetëm 8 vjeçe. Atë ditë nuk ka qënë Leonardi në shkollë, por ka qenë zyshë Ana. Faktikisht dy muajt e parë kam qenë shumë e ndrojur dhe më pas kam filluar të aktivizohem më tepër dhe të shfaqja talentin tim . Pas kësaj kohe zyshë Ana i sugjeroi Leonardit që të më shihonte sepse sipas saj isha vajzë me talent.
Po çfarë performuat për profesor Leonardin?
Pas dy muajsh kursi të gjithë fëmijët, 15 veta ishim, krijuam një shfaqje përpara prindërve dhe grupit artistik. Aty unë kisha një monologun tim që ishin shkëputur nga disa skenare amerikanë. Monologu im quhej “Unë jam vajzë e mirë”. Ky ka qenë momenti që u vendos se unë të kisha të ardhme artistike. Leonardi filloi të miqësohej me familjen time dhe unë u përzgjodha që të shkoj dhe në një audicion të filmit “Gjoleka i biri i Abazit”. Nuk u mora në film për shkak se personazhet vajza të filmit nuk kishin moshën time por nga regjisori u thanë fjalë shumë të mira për mua.
Ju thatë se pas këtij momenti ka filluar miqësia mes familjes suaj dhe Leonardit. Profesori e kishte zakon të miqësohej më prindërit e fëmijëve të grupit?
Nuk e di, mbase po. Por në grupin tim këtë miqësi kaq të ngrusht ai e krijoi vetëm me prindërt e mi. Leonardi kërkoi të afrohej me familjen time për t’u treguar se çfarë vajzë të talentuar kanë, dhe siç ua thashë familja ime e mirëpriti. E besoi atë, dhe deri në momentet e fundit ai ishte tutori im.
Për sa kohë ka vijuar marrëdhënia juaj profesionale?
Fillimisht gjithçka ashkonte mrekulli. Unë u përzgjodha edhe në rolin kryesor të një shoë që e transmetuam në televizionin shtetëror. Unë isha në rol një shkencëtare që krijonte, dhe pas dy vitesh shkollë në kursin e artit, ky ishte roli im i parë i rëndësishëm. Pas kësaj ka filluar të ndryshoj gjithçka. Menjëherë pas shfaqjes unë kisha dhe një intervistë. Pasi e përfunduam Leonardi më thotë se do të më çonte ai në shtëpi. Kjo ishte hera e parë që e bëntet. Më tha se i kishte thënë babait tim se do të më çonte ai, dhe në fakt ne përfundojmë në shtëpinë e tij.
Atë ditë keni qenë vetëm ju?
Jo kemi qënë grup, por Leonardi më mori veçmas, me argumentin se kishte folur me prindërit e mi. Në fakt, pas dy vitesh që ai hynte dhe dilte në shtëpinë time babi dhe mami i besonin verbërisht. Po ashtu dhe unë. Po filloja të shihja se mundi im në prova po jepte rezultat. Po dilja në televizor dhe isha bërë imazhi i shkollës së artit.
Ç’ndodhi në shtëpinë e Loenadrit?
Unë isha fëmijë, dhe nuk e dija ku ndryshonte mashkulli nga femra. Në shtëpi jam sjellë normalisht deri sa sjellja e Leonardit ndryshoi krejtësisht. Nuk ishte më ai profesori që njihja unë prej dy vjetësh. Këtu më ka përdhunuar. Më ka rënë të fikët dhe kur jam përmendur kam parë vetën time të zhveshur.
Mbani mend detaje të këtij përdhunimi?
(qan) Ne fakt nuk është gjë e bukur të flas për këtë. Nuk dua ta kujtoj kurrë më atë ditë..
Ju joshi me diçka, pije, cokollata?
Jo, jo me cokollata. Me fjalë duke më thënë që asgjë e keqe s’do të ndodhte. Fillimisht nuk kam kuptuar asgjë. Leonardi ka filluar të heqë bluzën dhe unë nuk ia mora për keq sepse më thoshte se vetëm donte të më shikonte. Pastaj më mori për dore duke më çuar në dhomë.
Në cilën dhomë?
Në dhomën e gjumit të tyre. Më ka tërhequr dhe aty jam trembur sepse nuk isha gjendur kurrë në një dhomë gjumi me një mashkull. Duke qarë e kam pyetur profesor çfarë po bën, dhe aty ka filluar të më shveshë.
Keni bërtitur? Ju ka dëgjuar kush?
Po, në momentin që ai ka tentuar të më heqë pantallonat kam qarë, kërkuar ndihmë, i jam lutur të më linte. Po s’di kush më ka dëgjuar. Më pas ka filluar të ulëras.
Ç’ndodhi më pas?
Mbi komo kishte një shishe ujë dhe fillimishtë më ka lagur në trup. Filloi të më prekte me duar (e ndërpret rrëfimin duke qarë)
Atë ditë ka ndodhur penetrim fizik?
Po, por për mua ishte një makth i vertetë, nuk po kuptoja asgjë. Ndjeja dhimbje dhe kam patur gjakderdhje. Për disa momente kam humbur ndenjat.
Po Leonardi ç’po bënte në këto moment?
Po përpiqej të më qetësonte mua. Më thoshte shëëëët nuk është asgjë. “Dëgjo Ajs më thoshte- tani ne do të mbajmë një sekret të dy bashkë. Këtë nuk do ia themi askujt, as kujt. Edhe e dëgjoja… Sepse ndryshe jeta jote merr fund. Së pari do të ndërpritet arti, nuk do të dalësh nëpër televizora, babai jot do të futet në burg. Të gjithë do të tallin.. Pasi babai jot do të futet në burg.. Nuk ka kush kujdeset për ty. Këto i ndodhin të gjitha gocave….
Sa ishte ora kur dolët që aty?
Ka qenë drekë. I kam premtuar se s’do t’i tregoj asksuj. Ai më ndihmoi të vishesha, dhe më ka cuar në shtëpi. Gjatë gjithë kohës nuk fliste, për atë çfarë ndodhi por për projektet artistike dhe të ardhmen e bukur që mua më priste.
Leonardi u ka sjellë deri në derën e shtëpisë?
Po. Unë sapo kam hyrë kam parë mamin dhe shkova në dhomën tjetër ndërsa Leonardi ndenji duke biseduar me babain dhe nuk e di se për cfarë kanë folur.
Po ju folët atë natë me prindërit tuaj?
Jo. Jam shtrirë në krevat dhe s’kam guxuar të shoh asnjë me sy.
Të nesërmen? Çndodhi? Shkuat në kurs?
Unë nuk shkoja çdo ditë në kurs por tre herë në javë.
Ju më thatë që jeni regjistruar në maj në kurs dhe keni qenë 8 vjeç.. Kur ka ndodhur kjo ngjarje.. Sa vjeç ishit kur ndodhi ngjarja?
10 vjeçe. Marrëdhënia ime me Leonardin për dy vjet, deri në tetor të 2005, ka qenë normale. Gjatë kësaj kohe, nga 2003 kur jam regjistruar, Leonardi u përpoq të zinte miqësi më familjen timë ndërkohë që unë i përkushtohesha në maksimum artit.
Pas kësaj ngjarje, kur u takove sërish me Leonardin?
Pas disa ditësh, por ai u soll sikur nuk kishte ndohur asgjë. Më pyeti si isha me shëndet. Më merrte veçmas dhe më thoshte : “Do bësh ashtu siç e lamë ë, të rri i qetë personi?” E unë që i përgjigjesha po presor rri pa merak. Unë në atë kohë nuk e dija çfarë kishte ndodhur me mua. Dija që vetem nuk doja të përsëritej kjo gjë por jo se e dija se ishte gjë e mirë apo gjë e keqe. Madje deri në moshën 12 vjeçe nuk e kam ditur si të tillë, si marrëdhënie seksuale atë që bëri profesori me mua.
Si e kuptuat?
Në shkollë. Ne në këtë moshë bëjmë lëndën e edukatës seksuale. Në këtë kohë kam menduar për veten, po unë si jam. A jam e virgjër? Dhe pas kësaj i jam drejtuar Leonardit për të ditur si jam. E pyes: A nuk quhet marrëdhënie seksuale ajo që të ke bërë me mua? Seriozisht Leonardi pati disa çaste depresioni duke humbur kontrollin. I binte vazhdimisht timonit të makinës dhe më thoshte çfarë janë këto që thua. Unë nuk jam pedofil. Ti je muza ime. Unë të kam trajtuar ashtu siç duhet trajtuar një vajzë si ti. Dhe duhet të keshë sa më shumë eksperinca kështu që të lutem të mos ta dëgjoj më nga goja jotë këtë gjë. Dhe unë s’kam guxuar ta pyes më kurrë. Por deri sa unë kam mbushur 13 vjeç le të themi historia jonë u harrua. Nuk më ngacmonte, dhe mes nesh ishte ajo marrëdhënia mes profesorit dhe nxënësit. Asgjë më shumë se kaq. (Shekulli)
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje
![]() encaaa |
Si esht bota sot ncnc profesori ndaj nxenesit eshte shume kech keshtu sepse gjith jeten dot kujtlhet kjo gje tani jan njerzit shume te keqinj nuk ju besohet djemve me mire se singel skaa the fund |
![]() ersa |
Enjte, 12 Shtator 2013 11:57 |