Revista
|
|
Për Gëzim Alpionin, Nënë Tereza ishte "me përjashtim të Papa Gjon Palit II, padyshim figura më e njohur fetare e kohëve të sotme". Për të gjithë ata që i kanë parë së bashku në makinën Papale përgjatë kortezhit në rrugët e Tiranës në vitin 1993, ishte e qartë se kush qëndronte më lartë dhe se kush ishte ai që populli kishte dalë ta shihte.
Origjina shqiptare e Nënë Terezës është studiuar shumë pak e akoma më pak është është kuptuar, dhe Alpioni gërmon thellë në rrënjët e saj ballkanase, analizon gjithashtu vlerën që figura e saj ka veçanërisht për shqiptarët.
Për shqiptarët e Kosovës, Nënë Tereza u shndërrua në një figurë simbolike të fuqishme gjatë viteve të rezistencës paqësore kundër regjimit të Milosheviçit. Në atë kohë kur propaganda serbe u përpoq t'i portretizonte shqiptarët si të dhunshëm prej natyre, si terroristë, si islamikë apo ekstremistë marksistë-leninistë, atje ishte një grua katolike e paqes, me famë botërore, një simbol i cili jo vetëm rriti emrin e shqiptarëve por gjithashtu iu ktheu moralin dhe besimin tek rezervat e tyre me virtyt human.
Nënë Tereza i përvetësoi çështjet patriotike shqiptare pavarësisht se ajo vetë dinte shumë pak për identitetin e saj shqiptar. Në fakt, iu desh kohë ta minimizonte nëse nuk do ta fshihte origjinën e saj etnike. Por sigurisht që ka shumë arsye përse identiteti i saj etnik u bë thuajse i parëndësishëm për të.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu u lind në Shkup në vitet e fundit të Perandorisë Osmane, pjesëtare e një minoriteti katolik, përbrenda një minoriteti shqiptar në një shoqëri komplekse multietnike shqiptare struktura e së cilës sfidoi llojin nacional tradicional. Në fëmininë e saj, ajo pa dyshim provoi traditat e hershme të tolerancës dhe bashkëjetesës, por gjithashtu paragjykimet dhe konfliktet.
Edith Durham, duke udhëtuar nëpër Maqedoni në 1904, gjashtë vjet para lindjes së Nënë Terezës, u habit nga egërsia e vetëdijes antikatolike. Një prift ortodoks, duke dashur të gjente një sfond të rëndomtë me atë të vizitorit të tij anglez, shënonte: "Ne që të dy nuk e kemi qejf Papën".
Nënë Tereza i mësoi që herët kufijtë e identitetit politik. Leximet e saj të para fetare i mori në gjuhën kroate. Vokacioni i saj në mënyrë të pashmangshme e largoi nga familja dhe nga vendlindja. U bë shtetase indiane dhe adoptoi shumë zakone indiane. Dhe më e rëndësishmja, historia e jetës së saj sqaron më së miri kufizimet e programit të saj patriotik. Ajo fitoi një farë përbotshmërie jospecifike. E përdori kombësinë e saj shqiptare me masë dhe për qëllime të caktuara.
Për herë të parë e vizitoi Shqipërinë në vitin 1989, atëherë kur shteti i sëmurë komunist i Ramiz Alisë po lëshonte sinjalet e para drejt ndryshimit. Ajo që do t'i uronte mirëseardhjen ishte e frikshmja Nexhmije Hoxha, e veja e Enver Hoxhës, në cilësinë e kryetares së Frontit Demokratik, një organizatë komuniste që kishte për qëllim bashkimin e gjithë shqiptarëve "pa dallim feje, krahine e ideje". Kjo organizatë ishte në njëfarë mënyre përgjegjëse për jetën fetare të kombit, që faktikisht nënkuptonte zhdukjen e saj. Zonja, me njëfarë vetëkënaqësie shpalli se shqiptarëve nuk iu interesonte shumë Zoti: "Ne më shumë duam vendin tonë". Nënë Tereza iu përgjigj: "Nëse njerëzit duan njëri-tjetrin, do ta duan vendin e tyre edhe më shumë" – fjalë të thjeshta dhe të qarta, të tilla që për vite nuk u publikuan në gazetën "Bashkimi".
Nënë Tereza është kritikuar kudo pse vendosi lule në varrin e Enver Hoxhës dhe në të vërtetë ajo është sulmuar për shkak të shoqërimit të saj me diktatorë dhe personazhe të dyshimtë në përgjithësi. Në fakt, sipas çmimit Quakers, ajo duket të ketë pasur aftësinë e të parit "diçka të zotit" në çdo qenie. "Në qoftë se gjykoj, unë nuk mund të dashuroj" thoshte. Ajo kishte aftësinë të fliste mirë edhe për njerëzit më të papëlqyer: një politikan i dyshimtë me një ndërgjegje në faj mund të dhurojë përtë varfërit gjithashtu. Tek diktatorët e pamëshirshëm dhe me një individualitet të vetëkënaqur të cilin e adhurojnë me tepri, ajo mund të ketë parë fëmijët e humbur të Zotit me një dëshirë të madhe për tu dashur.
Në Shqipëri Nënë Tereza arriti shumë shpejt qëllimin e saj, që ishte hapja e njërësnga shtëpitë e saj. Në Tiranën e shkatërruar të vitit 1991, më kujtohet një motër shqiptare, e rrethuar nga dëngje të rrëmujshme rrobash të dhuruara, duke u ankuar: "Gjithçka i është lënë spontanitetit. Por Nëna thotë që spontaniteti është dhuratë e Zotit."
Bob Geldof zbuloi tek Nënë Tereza "sa manipulatorin e shkathët të medias po aq dhe çdo ekspert të PR amerikan të autoritetit të lartë". Në këtë vend, ajo fillimisht u bë e njohur nëpërmjet përpjekjeve të gazetarit të lodhur nga jeta, Malcolm Muggeridge, i cili pas një karriere të gjatë si cinik i regjur, satirist dhe agjent MI6, gjeti shtegun e tij drejt fesë nëpërmjet Nënë Terezës, ndërkohë që në një mbrëmje televizive dënoi djajtë apo atë që njihej si "shoqëria tolerante" dhe në veçanti vlefshmërinë e përgjithshme të kontraceptimit.
Alpioni në mënyrë interesante përshkruan marrëdhënien midis mbrojtjes së Muggeridge-it dhe murgeshës së matur, e cila dyshon se gazetari po e shfrytëzonte për qëllimet e veta. Ishte Nënë Tereza e cila e kapërceu përplasjen me dinjitet të pacënuar dhe me reputacionin më të përmirësuar.
Alpioni është një sociolog i cili shkruan tepër qartë për format e ndryshme të "diskurseve të të famshmëve" por nuk është aspak rehat me nocionin bishtnues të shenjtërisë. Si mund të taksohet një cilësi e tillë? Vatikani ka procedurat e tij, dhe Nënë Tereza është në proces për t'u bërë shumë shpejt shenjtore. Vetë Nënë Tereza sigurisht që e pati mirë parasysh se ç'thuhet në bibël për famën në këtë jetë, veçanërisht porosinë që kush ka talent duhet ta publikojë atë e jo ta fshehë; në të njëjtën kohë ajo mesa duket ndoqi edhe porosinë tjetër biblike se jo gjithçka duhet publikuar.
Alpioni ka qenë në Kalkuta dhe ka shkruajtur me respekt për punën e Nënë Terezës për të lehtësuar ekstremin e mjerimit njerëzor. Por në librin e tij mungojnë zërat e shumë njerëzve të panjohur të cilëve Nënë Tereza u dha jetë dhe shpresë. Këta janë njerëzit që ishin në qendër të punës dhe dashurisë së saj. Kur ajo tha, "më mirë do të preferoja të kujdesesha për leprozët se sa të intervistohesha" ajo e kishte seriozisht. Ishte një mesazh që gazetarët donin ta dëgjonin. Por Alpioni ka shkruajtur një analizë tërheqëse në lidhje me atë se çfarë kjo murgeshë ishte për botën dhe veçanërisht për shqiptarët – material mbi të cilin mund të reflektojë çdo udhëtar duke fluturuar mbi aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza.
Eseja është botuar në "Light Magazine"
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje