Revista
|
|
Ndërsa çmimi i naftës në bursa ka rreth dy javë që ka pësuar rënie, në tregun tonë kjo ecuri ende nuk është reflektuar. Importuesit e karburanteve deklarojnë se rënia e cmimeve në tregun tonë pritet në fillim të javës së ardhshme, me furnizimet e reja që do të bëhen.
TIRANE-Javen e ardhshme pritet që cmimet e karburanteve në vendin tonë të pësojnë rënie. Importuesit deklarojnë se rënia e cmimit të naftës në bursat ndërkombëtare do të reflektohet edhe tek ne, ku pritet që brenda pak ditësh, cmimet të bien me rreth 5 lekë për litër.
Improtuesit e karburanteve hedhin poshtë pretendimet për abuzime. Sipas tyre, cmimet përcaktohen nga konkurrenca në treg dhe në frenimin e rritjes së tyre mund të ndikonte vetëm qeveria, nëpërmjet vendosjes së një TVSH-je fikse për litër dhe jo me përqindje, sic është aktualisht.
Rënia e cmimit të naftës në tregjet financiare ndërkombëtare vijon tashmë prej dy javësh. Në bursa nafta ka arritur kuotën e 123.1 dollarëve për fuci, por kjo rënie e cmimit nuk është reflektuar deri tani në tregun tonë. Në pikat e karburanteve nafta e cilësisë së dobët ose ndryshe d2 shitet me 165 lekë për litër, nafta e cilësisë së parë e njohur ndryshe si eurodizel me 170 lekë për litër, ndërsa benzina ka arritur nivelin e 163 lekë për litër.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje