Revista
|
|
Policia italiane ka arrestuar një shtetas tunizian në qytetin Bolzano, pasi që kishte pasur sherre me gruan e tij shqiptare.
27 vjeçarja nga Shqipëria një kohë të gjatë kishte lidhur kurorën me tunizianin që po jetonin bashkërisht në Itali. Mirëpo mosmarrëveshjet dhe problemet midis tyre kanë kulmuar në një situatë acaruese.
Me ngritjen dhe thellimin e tensioneve midis tyre, konfliktit i ka paraprirë edhe vëllai i shqiptares, i cili dje është përleshur fizikisht me tunizianin.
Ngjarja e dhunshme ka bërë që 27 vjeçarja ta lajmërojë policinë, e cila ka arritur në vendin e ngjarjes, mirëpo tuniziani në gjendjen e tillë tensionuese ka sulmuar edhe dy policë italian. Ai u arrestua vetëm pasi që policët përdorën një ‘spray” lotësh, i cili asgjësoi forcën e tunizianit. Me urdhër të gjykatës në Bolzano, ndaj tunizianit është shqiptuar masë paraburgimi dhe akuza për ushtrim të dhunës edhe kundër organeve të rendit. (A.Martini/INA)
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje