Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Trepça "peshon" 12 miliardë euro
Publikuar me 03 Tet 2011

  Trepça

Trepça “peshon” 12 miliardë euro 3 October, 2011 | Filed under: Rajoni | Posted by: TemA

Rezervat minerale të rikuperueshme të vlerësuara të “Trepçës” shkojnë prej 8 deri në 12 miliardë euro dhe ndërmarrja ka potencial për t’u bërë një nga fituesit më të mëdhenj të valutës së huaj në Ballkan. Kështu thuhet në një dokument të përgatitur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) për palët e interesit në muajin gusht të këtij viti, të cilin e posedon edhe gazeta “Zëri”.

Këto vlerësime për rezervat nëntokësore të “Trepçës” AKP-ja i bazon në opinionin e një eksperti.

Sipas këtij dokumenti, “Trepça” aktualisht është duke operuar në shkallë të vogël me të ardhura minimale dhe shpenzime të mëdha (në mesatare 10% të prodhimit historik).

Si pasojë, ky grup i minierës krijon humbje të mëdha dhe shpenzime të konsiderueshme në buxhetin e Kosovës, si dhe komunitetin e donatorëve.

“Kjo gjendje e afarizmit nuk është e qëndrueshme”, thuhet ndër të tjera në dokument, duke shtuar më tej se ekzistenca e aseteve të minierës në pjesën Veriore të Kosovës që refuzon të raportojë, ose bashkëpunojë (me përjashtim të pranimit të subvencioneve të buxhetit të Kosovës) me institucionet e Kosovës është e paqëndrueshme.


1197
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI