Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Tetë vrasje në 10 vjet, historia e masakrës së Elbasanit
Publikuar me 04 Shk 2016

Tetë vrasje në 10 vjet, historia e masakrës së Elbasanit

Masakra e 3 shkurtit në Elbasan e ka zanafillën një dekadë më parë, kur mes anëtarëve të dy familjeve nisi një seri ngjarjesh me plagosje dhe vrasje të pamëshirshme. 

Zanafilla është viti 2005. 

Sherri në një klub nate në Elbasan mes dy miqve, Sokol Çapja dhe Dritan Sheme u ndërmjetësua të shuhej nga ish-shefi i policisë rrugore Fadil Mema dhe dy familjet u takuan duke u pajtuar. 

Pas shtrëngimit të duarve, Sokol Çapja nisi të lëvizte i qetë në qytet.

Por në 26 dhjetor të vitit 2005, biznesmeni Sokol Çapja vritet në një lokal pranë Universitetit të Elbasanit, teksa po pinte kafe me dy femra. 

Policia tha se autor i krimit ishte Dritan Sheme. Familja e Çapjes akuzoi menjëherë Fadil Memën se i kishte prerë në besë. 

Ish-shefi i qarkullimit rrugor Fadil Mema plagoset në këmbë me armë nga shtetasi Florenc Çapja, i sapokthyer nga emigracioni. Florenci është nipi i Sokol Çapjas.

Asokohe u dyshua se autorët e vrasjes së Çapjas ishin 3 persona të armatosur dhe me maska. Sokol Çapja vdiq gjatë operacionit. Autorë të atentatit ishin shtetasit Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta (Gentian Beqiri).

Gjashtë muaj më vonë, në 28 maj 2006 vritet Ardian Ibrahimi, kunati i ish policit, Fadil Mema. Ky i fundit u akuzua se porositi vjen e Sokol Çapjes pas një sherri që kishte pasur me biznesmenin.

Një ndër të arrestuarit për vrasjen e Sokol Çapjes ishte Gentian Beqiri, për të cilin gjykata kishte vendosur arrest shtëpie. Por në 15 gusht 2012, dy persona, hynë në shtëpi dhe e qëlluan atë për vdekje.

Ai ishte paralizuar pas një rrëzimi nga lartësia në përpjekje për t’i ikur policisë në Sarandë dhe mbahej në arrest shtëpie si i dyshuar për vrasjen e Sokol Çapjas në 2005. 

Atentatorët i hynë në banesë në momentin kur policët që e ruanin ndërronin turnin dhe e vranë në gjumë. Pas pak minutash ata vranë dhe babain e Gentianit, Nezir Beqiri.

Kalvari i vrasjeve nuk përfundoi këtu. Një ditë më vonë, në 16 gusht plagoset Fadil Mema, i akuzuar se porositi vrasjen e Sokol Çapjes.

Pas kësaj plagosje, policia ndaloi një nga nipat e Sokol Çapjes dhe një tjetër person. Por prokuroria nuk provoi se ai ishte i përfshirë në atentatin ndaj Fadil Memës.

Fadil Mema, u largua nga detyra si polic por edhe nga Shqipëria. 

Ish-polici Fadil Mema jetonte si emigrant në Torino, duke shitur gazeta. Më 13 mars të vitit që kaloi, kur kthehej në shtëpi u qëllua 14 herë me armë zjarri. 

7 plumba e goditën në trup duke i marrë menjëherë jetën. Media italiane komentoi se vrasja ishte larje hesapesh mes mafias shqiptare.

Fadil Mema ka qenë kandidat për deputet i Partisë Social Demokrate në Elbasan, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005.

Vrasjet e djeshme të Eno Badellit, Ardit Sinakollit dhe Agron Çapjes çojnë në tetë numrin e viktimave të kësaj historie.

Vrasjet e Elbasanit
26.12.2005 vritet Sokol Çapja
28.05.2006 vritet Ardian Ibrahimi
15.08.2012 vritet Gentian Beqiraj
15.08.2012 vritet Nezir Beqiraj
16.08.2012 plagoset Fadil Mema
13.03.2015 vritet Fadil Mema
03.02.2016 vritet Eno Badelli
03.02.2016 vritet Ardit Sinakolli
03.02.2016 vritet Agron Çapja


1307
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI