Revista
|
|
Tërmetet si dukuri natyrore shkaktohen nga presioni i madh i masava shkëmbijve-stenave shkëmbore të korës së Tokës, që në të shumtën e rasteve shkaktohen, inicohen ose nxiten nga lëvizjet dhe devijimet e blloqeve të mëdha të korës së Tokës, kur shkaktohen thyerje të papritura, që përcillen e shoqërohen me deformime elastuke të masave tjera dhe zgjërohen në hapsirë në formë të tallasëve-valëve. Ky proces i ndërlikuar tektonik quhet tërmet, ndërsa tërmetet e tilla quhen tërmete tektonike.
Vendi ku gjeneron tërmeti-gjeneza e tërmetit-, respektivisht çerdhja e tërmetit, quhet vatra tërmetore. Vartat tërmetore paraqesin vendin e koncentrimit maksimal të tensionit në shkëmbijtë e korës së tokës, ku fillon plasaritja, thyerja dhe shkëputja e tyre. Vatra e tërmetit, quhet hipoqendër, ndërsa projekcioni-reflektimi në sipërfaqe të tokës quhet epiqendër.
Sipas mënyrës së krijimit dhe gjenerimit, dallojmë dy lloje të tërmeteve: natyror dhe artificial. Ndër tërmetet natyrore më të shpeshtë dhe më shkatërrues janë tërmetet tektonike, pastaj me radhë vijnë ato vullkanike dhe së fundi tërmetet e shembjeve për të plotësuar zbrastësirat tokësore.
Në terminologjinë e tërmeteve ka shumë shprehje në të cilat hasim gjatë informacioneve që publikohen nga instuitucionet përkatëse, që janë kompetemte të përcjellin lëkundjet e tokës.
Manjituda; -është masa relative e energjisë së liruar gjatë tërmetit dhe ka vlerat prej 1-9 edhe pse kjo shkallë është e hapur edhe nga poshtë edhe nga lartë, sepse tërmetet e ulëta, mund të kenë edhe vlerë në manjitudë negative. Pra, manjituda është masa ekvivalente energjetike e tërmetit që lidhet me vetë vatrën e tërmetit, por që nuk kushtëzohet nga thellësia e hipoqendrës.
Në respekt dhe nderë të sizmologut Richter (Charls Richter), i cili që më vitin 1935, në mënyrë matematikore e ka bërë llogarinë dhe ka definuar manjitudën si masën ose vlerën energjetike të tërmetit, ky parametër tërmetor quhet “ manjituda e Richterit”. Ka edhe disa përemërtime tjera të manjitudave, që varen nga tallasët sizmik që shërbejnë për të llogaritur manjitudën si p.sh. Mb – manjitudë e definuar në bazë të aplitudave të volumit të valëve sizmike; Ms – që është vela e valëve sipërfaqsore sizmike; ML – e ashtuquajtura manjituda lokale e Richterit, që është konstatiar në bazë të amplitudave maksimale të valëve transferzale sizmike, që regjistrohen në sizmograf.
Intensiteti i tërmetit shprehë shkallën e efekteve sipërfaqsore të tërmetit, në objekte banimi ose të tjera, në tokë dhe tek njerzit. Intensiteti i tërmetit ka vlerat sipas shkallës së ashtuquajtur të Merkalit (Mercali - Cancani - Siebergovu) prej I-XII, ose siç e quajnë shkurt MCS, si dhe shlallëve ekvivalente me shkallën e Merkalit si p.sh. EMS-98 (Shkalla Makrosizmike Europiane nga viti 1998), respektivisht MSK-64 (shkalla e Medvedev - Sponhauer – Karnik, shkallë e definuar më 1964). Shkalla e intensietit prej I-XII, në të vërtetë është shkalla japoneze etj etj.
Në vijim paraqiten elementet themelore të shkallës EMS-98 dhe efektet e tërmetit:
I. Njerzit nuk e hetojnë, por e regjistrojnë sizmografët,
II. Reagojnë vetëm personat tepër të ndieshëm, të cilët janë në gjendje të qetë
III. E hetojnë dhe e ndien shumë njerëz që ndodhen brënda ndërtesave-shtëpive
IV. Pjesa më e madhe e banorëve nëpër shtëpi e hetojnë dhe e ndien, ndërsa në hapsirë, një numër më i vogël. Enët dhe stolitë e dekorimet nëpër shtëpi-dollape fillojnë të “cingërrojnë” nga prekja mes veti, ndërsa një numër i njerzve e ndien në gjum dhe zgjohen.
V. Tërmetin me intensitet të kësaj shkalle e ndien dhe e hetojnë shumë njerëz edhe në hapsirë-jashtë objekteve të banimit-shtëpive. Gjësendet që janë të varrura luhaten.Tek disa njerëz kjo situatë krijon edhe panikë.
VI. Tërmetin e shkallës së VI, e ndien të gjithë njerzit dhe dalin nga shtëpitë e objektet e banimit. Fotografitë dhe gjërat tjera të varrura në mure bien përtokë-dysheme. Objktet e dobëta të ndërtimit, pësojnë dëmtimet e para të lehta.
VII. Kjo shkallë e tërmetit, manifestohet me përmbysjen e mobiljeve nëpër shtëpi e banesa. Dëmtime të shumta paraqiten edhe në objekte më cilësore të ndërtimit, paraqiten plasaritje të mureve, shemben pjesë të oxhaqeve mbi çati, bie tjegullat e papërforcuara. Në objekte më të dobëta ka mundësi të shkaktohen dëmtime edhe më të theksuara.
VIII. Pjesa dërmuese e njerzve me shumë vështërsi mund të qëndrojnë në këmbë. Dëmtimet në objekte banimi-shtëpi, arrijnë shkallën e 25% të dëmtimeve, ndërsa disa më të dobëta shemben tërësisht. Në vendet me lagështi dhe në pjesë të shpatit, mund të paraqiten edhe plasaritje.
IX. Alarm. Krijohet panikë e përgjithshme. Rreth 50% të objekteve të banimit pësojnë dëmtime të theksuara, një pjesë e madhe shemben tërësisht dhe pjesa më e madhe bëhen objekte të papërshme për banim të mëtejmë nga dëmtimet që pësojnë.
X. Dëmtime të rënda paraqiten në mbi 75% të objekteve të banimit-shtëpi, ndërsa pjesa më e madhe e tyre shembet tërësisht. Në tokë shkaktohen plasaritje me gjërësi deri në disa centimetra. Nga shpatet paraqiten rrëshqitjet e shkëmbijve dhe krijohen rrëshqitje të mëdha të pjesëve të shpatit- shkëputje.
XI. Kjo shkallë tërmetore shkakton shembjen e të gjitha objekteve të ndërtuara. Në tokë paraqiten dhe krijohen plasaritje prej nga buron ujë me rërë dhe lym. Paraqiten edhe shembjet më të mëdha.
XII. Mbi tokë nuk përballon asnjë objekt artificial. Toka dhe reliefi ndryshojnë pamjen. Liqejt kolabojnë, ndryshojnë formën, ndërsa lumenjtë ndryshojnë rrjedhën e tyre .
Intensiteti i tërmetit në sipërfaqen e tokës, në masë të madhe varet nga thellësia e vatrës së tërmetit (hipoqendra më e thellë me të njëjtën manjitudë, është intensitet më i vogël-ulët në sipërfaqe dhe anasjelltas), por ka të bëjë edhe me vendi dhe largësia nga epiqendra.
Pjesët që përfshihen në zonën e tërmetit me shkallën e caktuar të intensitetit, në terminologjinë sizmologjike quhen “izoseistet e tërmetit” dhe ato llogariten me një llogaritëm matematikor.
Nga tabela e lartëshënuar, mund të nxirren edhe konkluzionet konkrete për sjelljen e qytetarëve në raste të tërmeteve eventuale, duke pasë parasysh gjithnjë se goditjet e para janë goditjet më të fuqishme, kur lirohet tërë energjia e akumuluar, ndërsa pasgoditjet janë gjithnjë me intensitet në rënje.
Në rastet kur qytetarët ndodhen jashtë objekteve të banimit, në momentin e tërmetit, preferohet që të largohen-shmangen objekteve nga të cilët ka rrezik të bien pjesë të objektit, duke kërjuar hapsira sa më të mëdha pa objekte.
Nëse ndodhën nëpër objekte, në pamundësi që të dalin jashtë nga rreziku i shembjes, sipas udhëzimeve të Qendrave për menaxhimin e krizave në situate të fatkeqësive elementare natyrore, duhet maksimalisht të përmbahen atyre udhëzimeve dhe preferencave. Udhëzimet individuale në raste të këtilla janë pak të vlefshme, ndaj udhëzimet dhe preferencat e shërbimeve për raste fatkeqësie janë të mirëseardhura e duhet përmbajtur atyre, sepse gjithçka varet nga intensiteti i tërmetit dhe jo nga sugjerimet ose preferencat individuale.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje
bleard |
bravo Hënë, 24 Prill 2017 15:37 |
deni |
Mërkurrë, 02 Dhjetor 2015 17:39 |
deni |
Mërkurrë, 02 Dhjetor 2015 17:39 |
silvia hajdari |
sa informacion pse kaq shume kujton se te tjeret do ta lexojn e kopjojne gjithe kete . une e kopjova vetem se e kam mesim po e di sa u lodha sa u pedova qe e shkrujta dhe desh e grisa fleten . |