Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Të zhgënjyerit nga listat (Majtas & Djathtas), akuza për mospërfaqësim dhe kërcënime me pështymë
Publikuar me 08 Maj 2013

Të zhgënjyerit nga listat (Majtas & Djathtas), akuza për mospërfaqësim dhe kërcënime me pështymë

Një numër jo i vogël personazhesh politike (majtas dhe djathtas) që deri në një moment mendoheshin të sigurt në lista deputetësh, kanë mundur vetëm të shfaqin zhgënjimin sot në rrjetet sociale.

Ndërsa Arben Malaj PS e ndau të kandidonte i pavarur dhe u prezantua po ashtu si i tillë në mesditë përkrah ish-kryetarit të socialistëve Nano, të tjerët u rrjeshtuan në të njëjtën llogore, por jo pa akuzuar për “kooperativizëm” dhe “mospërfaqësim” kryetarin e socialistëve Rama.

Në krahun tjetër deputeti Mark Marku po ashtu i papërfshirë në lista thotë se nuk e kupton se si nuk janë përfshirë në lista demokratë, por është gjetur një vend për ministrin e Ramiz Alisë.

Ironi dhe akuza kishte edhe në letrën publike të Elisa Spiropalit kryetare e FRESSH: “Prezenca ime në politikë, në krahun e majtë të politikës, në krahun e progresit, në Partinë Socialiste, buron nga vetëdija ime dhe s’ka lidhj me pritje, kulisa apo lista”, shkruante ajo, ndërsa thekson se FRESSH edhe pse një nga forumet më të mëdha të Partisë Socialiste mbetet i papërfaqësuar.

“Si Kryetare e FRESSH-it, duke kërkuar, aq sa më përket, ndjesë që FRESSH nuk do përfaqësohet në Parlamentin shqiptar, shpreh keqardhjen dhe indinjatën time për faktin se mijëra të rinj idealistë, dinjitozë, seriozë, atyre vetë u është ngushtuar hapësira për të garuar dhe përfaqësuar, dhe as nuk do kenë model të tyre përfaqsimi në parlament përmes angazhimit dhe kontributit”, shkruan Spiropali.

Kjo e fundit një ditë më parë shkroi se do të ishte në lista duke lënë të kuptohej se kishte marrë edhe garanci, por duket se emri është hequr në ditën e fundit, sidoqoftë ajo lajmëroi se lidhja e saj me PS ishte një dashuri pakushte, ccka duket se është lënë të kuptohet edhe në reagimin e sotëm.

Më i ashpër ka qenë një ish-deputet i PS Ilir Gjoni. Ky i fundit edhe pse ashtu si Arben Isaraj dhe të tjerë kanë vendosur të qëndrojnë në rradhët e PS akuzoi Edi Ramën për kooperativizëm, ndërsa tha se me të do të merret pas 24 qershorit dhe ftoi socialistët që në fillim të përmbysin Berishën.

“Më thanë që kryetari e paskësh ccështje personale me mua, Kjo ma lehtëson shumë punën, pasi qyqari nuk e di se fisi e miqësia ime nga Veriu në Jug mund ta mbysin vetëm me pështymë pavarësisht gjatësisë së tij”, citohet një mesazh në Facebook i Gjonit.

Reagim në rrjetet sociale ka pasur edhe Keti Brazhdari e cila shkruan se ndjen përgjegjësi për zhgënjimin e atyre që e kanë përkrahur, por në fund të mesazhit thotë se beson se “kjo rrugë nis që me fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit”.

Krerët e kualicioneve i kanë cilësuar si të arrira dhe lista fituese ato që kanë paraqitur, duke mos komentuar gjatë zhgënjimet e të papërfshirëve dhe pa dhënë arsye pse kanë futur ato që janë futur në lista.

Ndërkohë analisti Mustafa Nano ka qenë i ashpër duke i parë listat si jo dinjitoze. “Ç’bordello me këto listat. Më ngjajnë të gjithë kandidatët si kurva, e mes kurvave bien në sy ato që kanë ndërruar partner – shkruan Mustafa Nano në një postim nga Tuitter-i i faqes online ResPublica.


1011
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI