Revista
|
|
Nuk arrij te kuptoj se pse nje adrese email qe kam ne nje provider italian vazhdon sulmohet me dhjetra e qindra mesazhe reklamash qe ne boten e internetit njihen si "mesazhe spamm" ose thjeshte "spamm". Personat qe merret me reklamat online duke ju derguar mesazhe reklamuese pa konsesusin tuaj ne posten elektronike quhen "spammer".
Reklama apo publiciteti eshte shpirti i tregtise, te pakten ekspertet e ekonomise e quajne keshtu. Por ky publicitet kur behet pa konsensusin e perdoruesit (po flasim per mesazhet spamm) atehere eshte e paligjshme.
Nje reklame me ane te mesazhit ne posten elektronike eshte e ligjshme atehere kur zoteruesi i postes ka kryer nje abonim tek subjektet, ne adresat e tyre elektronike, pra website. Abonimi mund te kryhet me ane regjistrimeve ose thjeshte duke vendosur adresen email ne sherbimin "NewsLetter", nje sherbim i cili ju dergon mesazhe email atehere kur ka promovime te ndryshme.
Para disa kohesh ekzistonin persona qe ofronin reklamim te biznesit tuaj me ane te mesazheve spamm kundrejt pagesave te ndryshme, biles te kryesh edhe abonim.
Kujdes nga mesazhet e mases
Nje nga mundesite qe adresa e juaj email perfundoje listen e "spammer"-ve eshte nje sherbim qe ndodhet ne te gjitha adresat qe ofrojne llogari email si Live.com(hotmail.com), Yahoo.com, aol.com etj. Ky sherbim quhet "Mass mail" me ane te cilit mund te dergoni nje mesazhe shume personave njeheresh, rreth 50 adresave. Shpesh ju ka ndodhur qe dikush tju dergoje nje mesazhe ku mund te shkruhet "Nese nuk ua dergon 20 vetave kete mesazhe do te jete nje vit i keq per ju" dhe brenda te cilit ka dhjetra adresa email te cilet kane vepruar sic thoshte mesazhi. Mesazhi kalon dore-me-dore duke mbledhur adresa ne vetvete deri qe ky te bie doren e atyre qe merren me reklamime spam. Mepas ata marrin te gjitha adresat qe ndodhen ne mesazhe duke hyre adresa e juaj ne listen e zeze ku do tju dergohen cdo dite mesazhe reklame.
KUjdes! E njejta gje vlen edhe per personat qe dergojne viruse te ndryshme ne posten tuaj elektronike.
Ne keto raste duhet ti fshini mesazhet pa i hapur dhe ti sinjalizoni si "Spam".
Cilat jane pasojat qe mund te sjelle nje gje e tille?
Fale mungeses se legjislacionit shqiptare nje gje e tille kryhet pa te voglin shqetesim nga organet perkatese, nese ato ekzistojne. Nese marrim raste qe kane ndodhur ne shtet e huaja, pasojat jane katastrofike per kompanite.
Ne tetor te vitit 2009 FaceBook akuzonte "Spam King" per reklama qe u dergonte llogarive te personave qe ishin te regjistruar ne facebook, duke i kerkuar kesaj kompanie 711 milion dollare.
Ne tetor te vitit 2006 perseri Spam King i detyrohej Microsoft ti paguante si denim nga gjykata plot 7 milion dollare. Spam King kishte arritur te dergonte rreth 38 miliarde mesazhe ne vit nepermjet adreses optinrealbig.com.
Sipas revistes prestigjoze "PC World" reklamimet spam ne boten e internetit i kushtojne rreth 1 miliard dollare humbje ne vit.
Ja disa subjekte qe dergojne mesazhe spam ne shqiperi qe shume shpejt do te ngrihet nje padi civile ne prokurorine e tiranes:
Ditari i tiranes - bashkia tirane
Instituti Harry Fultz
Cosmos Tour
Explorer albania - agjensi turistike
Ditari javor i partise Socialiste
Megatek - dyqan shitjesh per materiale ndertimi
Tring Digital
Office Tirana - Dyqan shitjesh per mobilje zyrash
Peugot Albania
BKT
Global Travel
QTU
Ja nje kopje e detajeve te mesazhit
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje