Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Të blesh identitetin "Shqiptarë" në Kosovë
Publikuar me 26 Mar 2012

Të blesh identitetin "Shqiptarë" në Kosovë

Kosovarët qëndrojnë në vend të parë në falsifikimin e pasaportave biometrike shqiptare, duke blerë identitetin e një shtetasi shqiptar.

Pas tyre vijnë personat që kanë probleme me drejtësinë, si dhe të kërkuarit.

Gjatë një interviste për Top Channel, kryekomisar Idajet Faskaj, specialist në Sektorin Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Policinë e Shtetit, deklaron se ne vetvete pasaporta si dokument nuk falsifikohet, por persona te caktuar marrin identitetin e nje personi tjeter dhe aplikojne me keto te dhena. Jane te pakten 200 raste te zbuluara, qe kur u hodh ne qarkullim pasaporta e re.

"Faktikisht është situatë shqetësuese, por me masat e marra është ulur ndjeshëm mënyra e aplikimit dhe me filtrat e vënë për të identifikuar personin, është arritur që të reduktohet tendenca për të prodhuar pasaporta në këtë mënyrë. Vetë rasti i fundit i Tiranës, ka të bëjë me këtë filtër që u vu, me vënien në eficensë të punonjësve të policisë së rendit. Shtetasit kosovarë kanë patur një tendencë për t'u pajisur me pasaportë biometrike, madje në raste qe ne kemi hetuar kemi konstatuar edhe pagesa të ndryshme nga sekserët", tha Faskaj.

Sipas zotit Faskaj zbulimi i marrjes se identitetit ne shumicen e rasteve eshte bere nga vete kompania Aleat, e cila ka bllokuar menjehere shperndarjen e ketij dokumenti, por edhe nga vete qytetaret, qe kur kane aplikuar kane zbuluar se dikush tjeter kishte aplikuar nen emrin e tyre.

"Na kanë konstatuar që janë bërë pa dijeninë e personave, sepse ata ndodhen jashtë shtetit. Duke bërë verifikime në sistemin TIMS rezulton se personi ka vite që nuk ka hyrë në Shqipëri. Besoj se këto raste janë shfrytëzuar nga personat e interesuar. Mund të ketë edhe raste që personat i shesin, mund të jenë njerëz që nuk kanë mundësi, ose nuk u duhet pasaporta dhe mund të bëjnë pazare të tilla për ta shitur identitetin e tyre", tha Faskaj.

Zoti Faskaj deklaron se per kete vit Interpol ka njoftuar Policine Shqiptare per pese raste te kerkuarish nga drejtesia, qe jane kapur jashte Shqiperise me nje tjeter identitet. Ndersa policia ka arrestuar edhe dy shtetas pakistaneze, te cilet kane vene ne perdorim dy pasaporta te humbura, duke i manipuluar faqen e pare.

Te gjitha pasaportat, per te cilat zbulohet qe jane prodhuar me identitet tjeter ato shpallen ne kerkim nga policia, nderkohe qe personat qe i posedojne ato procedohen per falsifikim dokumenti.


922
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI