Revista
|
|
Këngëtari turk Tarkan është arrestuar sot në Stamboll bashkë me nëntë persona të tjerë, në kuadër të hetimit për trafik droge. Tarkani tashmë 37-vjecar, i cili bëri bujë edhe jashtë Turqisë jashtë në vitet e 90 me hitin “Shëkëdëm”, është arrestuar pasi dyshohet se është i lidhur me një rrjet të trafikut të drogës, të cilët ishin nën mbikëqyrje të policisë, njofton agjencia turke Anadollia.
Thuhet që policia të ketë gjetur një sasi të vogël droge në shtëpinë e tij në afërsi të Stambollit. Gazeta Huriyet shkruan në faqen e saj on-line se policia është duke e marrë në pyetje Tarkanin, gjë që e ka vërtetuar edhe vëllai i tij Hakan Teveloglu. Tarkani anembanë botës ka shitur mbi 19 milionë albume të tij.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje