Revista
|
|
Kabllo i ndërtuar nga neuronet një ditë mund të përdoret për transferin e "shënimeve" nga kompjuteri në tru të njeriut. Një kabllo e tillë është zhvilluar në University of Pennsylvania në SHBA. Hulumtuesit janë të mendimit se një teknologji e tillë mund të ndihmon personave të cilët kanë humbur gjymtyrë për ta kontrolluar gjymtyren prostetike.
Mendimi pas këtij hulumtimi është se neuronet janë më të gatshme për tu lidhur me neurone tjera, si për shembull me trurin e njeriut.
Në 2001, ekipi hulumtues arriti ta zhvillon një metodë përmes të cilës fijet neurale janë kultivuar duke i tërhjekur grupet e neuroneve. Gjatësia e fijeve të tilla arriste deri në 10 cm. Fijet e tilla janë përdor deri tani për regjenerimin e nervave të dëmtuar në gjymtyrë.
Kabllo neural është prodhuar në mënyrë të ngjajshme. Grupet e neuroneve janë kultivuar mbi 96 elektroda të mbuluara me protein për të cilin neuronet kapen. Kur neuronet dhe elektrodat vendosen në largësi prej 100 mikrona, qelizat fillojnë të rriten në drejtim të proteinit, duke krijuar kështu lidhje neurale.
Me tërhjekjen graduale të dy pllakave (një të neuroneve dhe tjetra e elektrodave), fijet neurale vazhdojnë të rriten në distance e posa krijuar. Rritja shkon deri në 1 cm në ditë.
Doug Smith, krye hulumtuesi, thotë se "pjesen e lirë do ta përdorim për lidhje me tru, ndërsa atë tjetren për lidhje me kompjuter". Testet të cilat kanë konfirmuar se sinjalet elektrike mund të mbarten në të dy drejtimet në kabllo ishin të suksesshme. Smith tani pret ta mbart testin në shtazë.
Qëllimi kryesor për përdorimin e neuroneve dhe jo të materialeve jo-biologjike është rezistenca e organizmit, e sidomos të neuroneve, ndaj metalit apo gjërave të ngjajshme.
http://www.newscientist.com/channel/tech/dn10997
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje