Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Studentja: 30 minutat e mia me Romeon
Publikuar me 20 Mar 2010

Studentja: 30 minutat e mia me Romeon

Emrin e kishte Romeo por nuk ishte si ai i zhuljetes se fameshme por nje krejt tjeter.I ardhur nga amerika dhe ndoshta i frymezuar me histori te tilla horrori qe ngasin shpesh ne SHBA djali nga Mirdita ka vendosur qe nje gje te tille ta "eksperimentonte" ne Tirane.


Vajza 19-vjeçare, studente e juridikut ka rrëfyer dje minutat e tmerrit teksa Romeo Leka e tërhiqte nga krahu duke e përdorur si mburojë përpara policisë. Nuk ishin pak por 30 minuta të frikshme për vajzën e re që sapo kishte dalë nga një supermarket.


Pengmarrësi ju tërhiqte nga pas dhe kërkonte një makinë. Çfarë po ndodhte në ato momente?


Ai po kërkonte një makinë, por nuk dinte ta ngiste me marsh, por vetëm me kamio automatike. Nuk po e gjente. Më pas pa një makinë që ishte e parkuar aty që nuk kishte njerëz brenda.


E pa që nuk ishte me kamio automatike, por që ishte marsh dhe e gjuajti me pjesën e pasme të pistoletës jo me plumb. E gjuajti me qytën për ta thyer. Ishte tek Libri Universitar, makina ishte me xhama të hapur por ai nuk mundi të bënte asgjë. Motorët që shihte rrugës i shtynte me forcë.


Po gjatë kohës që ju po afroheshit tek Presidenca çfarë ju thoshte ?


Nuk mbaj mend asgjë vetëm thoshte nuk të bëj gjë mos kij frikë. Ishte shumë konfuz dhe ai vetë nuk fliste shumë.


Po në momentin që të la të lirë. E detyroi policia ?


Ishte një moment shumë kritik dhe nuk kishte zgjidhje tjetër. Tre policë të veshur me uniforma e kishin drejtuar armën nga ai dhe pjesa tjetër e kishte rrethuar dhe ai nuk kishte zgjidhje tjetër. E kuptonte edhe vetë.


Ai e kuptoi që në çastin e parë që ishte i pashpresë, por mendonte se duke më pasur mua peng do të vente gjatë. Nuk e liroj vajzën - u thoshte- pa u larguar ju. Ti,- më thoshte mua je shpëtimtarja ime. Vetëm duke të pasur ty mund të shpëtoj nga kjo situatë.


Në atë moment a e kishe të qartë se ku mund të shkonte nëse gjente një makinë me kamio automatike ?


Këtë nuk e di. Nuk u shpreh fare.


Po në momentin e fundit kur u ndatë, kur policia ju mori në mbrojtje çfarë ju tha ?


Kur iku nuk më tha gjë fare.


Po më pas ju çfarë itinerari ndoqët?


Isha në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku bëra një deklaratë, për të gjithë ngjarjen siç po jua them juve, nga fillimi deri në fund. U sollën shumë mirë aty. U qetësova shumë. Isha shumë e qetë.


*******************************************************


ROMEO DESHMON NE POLICI


"Këtë herë dështova por sa të dal që këtu sërish do të vjedh banka dhe nuk do të mund të më kapni dot". Ky ka qenë refreni i përsëritur i Romeo Lekës gjatë gjithë seancës së marrjes në pyetje.


Autori i pengmarrjes së djeshme dhe grabitësi i bankës jo vetëm që nuk ka shfaqur asnjë ndjesi faji por është hakërruar se do të përsëriste gjithçka por duke garantuar sukses të plotë të aksionit të tij. Kështu mësohet të këtë deklaruar grabitësi, ku pendesë të vetme për veprimin e kryer ka treguar vetëm ndaj vajzës që për 30 minuta ka qenë bashkudhëtare e aventurës së tij.


"Do të grabisja lekë dhe nuk kisha ndër mend të vrisja njeri apo dhe të bëja rrëmujë në Tiranë. Me paratë që do të merrja do të bëja qejf nëpër Tiranë dhe këtu nuk ka asgjë të keqe", ka pohuar ai. "Nuk është hera e parë që po grabis banka, e kam bërë dhe në Amerikë por vetëm këtë herë dola bosh.


Unë do të dal që këtu dhe prapë këtë punë do të bëj, por nuk do të dal bosh. Do të marr lekët dhe ju nuk do të më kapni dot"- ka vijuar më tej rrëfimin e tij 25 vjeçari. E tërë dëshmia që Romeo Leka ka dhënë mbi ngjarjen e djeshme ka shastisur disi oficerët e policisë.


 


Ndërsa nuk ka shprehur asnjë moment pendese për vjedhjen e kryer, Romeo ka shprehur pikëllimin e tij, për vajzën e marrë peng. "Nuk kam pasur asnjë qëllim ta vras apo ta bëj keq, thjeshtë e mbaja me vetë për të siguruar një makinë për të ikur apo dhe për të shpëtuar nga policia",- mësohet të ketë thënë ai në polici.


Ndërkohë hetuesit e ngjarjes kanë pohuar një detaj tepër të rëndësishëm në lidhje me 25-vjeçarin e arrestuar dje. Në bazë të të dhënave, rezulton se dy javë më parë Romeo Leka ka ekzekutuar në Athinë një 21 vjeçar.


Viktima mësohet se është Renato Krasniqi, i cili është vrarë pas një sherri banal. Pas kësaj, 25- vjeçari është kthyer në Shqipëri. Ende nuk dihet lista e plotë e krimeve të kryera nga 25- vjeçari në SHBA dhe shkaku i deportimit të tij për në Shqipëri.


1317
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI