Revista
|
|
Shqiperia me ne fund eshte vend kandidat per ne BE. "Merite e politikes shqiptare" do thoshte dikush, por asgje nuk eshte sic duket. Ne fakt, shqiperise i duhet te paguaje brenda 2018-s 100 milion euro nga xhepat e taksa-paguesve shqiptare kompanise CEZ. Kjo eshte marreveshja qe eshte bere me kompanine çeke ne kembim te nje "PO"-je nga ana e Cekise. Ashtu si ne cdo etape drejt BE-se, shqiperise i duhet te paguaje nje haraç cdo shteti qe na rrethon dhe cdo kompanie qe i kemi borxh. Nuk jane te pakta rastet qe shteti shqiptare i duhet te paguaje shuma marramendese kompanive te huaja per kontrata te anuluara njeanshmerisht, per marreveshje te shkelura etj. Para te cilat i duhet te paguaje cdo qytetare i shqiperise per fajin e qeverive majtas e djathtas apo thjeshte veprime korruptive per te bere nje thes me para publike.
Cekia kishte thene se problemi mes CEZ dhe qeverise shqiptare nuk do te jete nje pengese per t'i thene po statusit te shqiperise. Asgje me teper se nje genjeshter e rradhes. E verteta eshte se "problemi CEZ" ka qene nje kusht i panegociueshem i Cekise. Doni vendin kandidat, atehere paguani CEZ! Ky ka qene qendrimi i çekise zyrtare.
Greqia ka qene nje tjeter vend i cili ka perfituar gjithnje nga rruga drejt BE-se. Shqiperise i eshte dashur te sakrifikoje dicka per te pasur konsensusin e vendit fqinj grek. Ketu mund te sjellim ndermend rastin e marreveshjen e stabilizim asocimit ku greqia nuk nguroi te kerkoje nga shqiperia arkivimin e ceshtjes çame apo te ngreje lapidare greke ne jug te vendit. Rasti tjeter më flagrant eshte ai i liberalizimit te vizave, ku greqia i kerkoi hapur shqiperise t'i jape nje pjese te territorit te saj detare. Ma pak fjale, duket nje loje e piset nga vendet anetare qe duan te perfitojne gjithnje nga shtetet qe duan te antaresohen dhe Bashkimi Evropian ben sikur nuk ka asgje te keqe qe shtetet e saj kerkojne 'premio' nga vende si shqiperia. A thua se zhvatja nuk eshte nje veper penale.
Nese kjo eshte menyra per te hyre ne BE, atehere po behemi pjese e nje organizate 'kriminale', e njejta evrope qe coptoi shqiperine nje shekull mepare. Ne shqiptaret, më proevropianet, kemi krijuar nje mendesi ndoshta te gabuar rreth BE-se. Mendojme se zhvillimi ekonomik dhe barazia me vendet e tjera evropiane vjen domosdoshmerisht vetem te jesh pjestare i Bashkimit Evropian. Gabohemi. Kemi vende akoma me te zhvilluara se ato te BE-se qe nuk kane nevoje te jene anetare, sic eshte rasti i Zvicerres. Duhet t'ia besojme fatet tona BE-se sepse nuk kemi udheheqes politik te afte te cojne vendin perpara dhe te krijojne zhvillim thjeshte me ane te marreveshjeve bilaterale dhe jo me paketa marreveshjeje te krijuara nga Brukseli.
Shume pak nga NE e dine se po te jesh nje anetare i BE-se nuk mund te prodhosh me shume se nje sasi te caktuar nga marreveshjet e nenshkruara me BE-ne. Shume nga NE mendojne se sapo te futemi ne Evrope, papritmas do zgjohemi nje vend i zhvilluar evropian. BE-ja ashtu si nje qytet i perbashket, ka qendren e zhvilluar, lagjet e pasura dhe periferine e varfer. Per ta kuptuar mjafton te shohim se cili shtet qe u be pjese e BE-se (Bullgaria apo Rumania) pati nje bum ekonomik apo zhvillua pasi u antaresua.
Ndoshta duhet te shohim anen tjeter te kesaj bashkesie, tek e fundit, forcat politike skeptike ndaj BE-se sapo kane filluar te lulezojne e ndoshta kane sadopak te drejte, pasi po shohin se ne gjithe keto vite krize ekonomike Brukseli ka soditur: duke pare se sa shume njerez po mbesin pa pune, se si nje shtet anetare e saj falimentoi (greqia), e si shtetet te tjera si spanja, italia, portogalia jane veshtiresi. Nderkohe qe nga ana e tjeter e oqeanit, ne SHBA, shume nga ato qe ndodhen ne Evrope nuk ndodhen aty. Paaftesi e anetareve te BE-se? Apo faji i vete Brukselit qe i ka futur anetaret e saj ne nje rreth qe thjesht nuk po funksionon.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje