Revista
|
|
Ju kishim lajmeruar para disa muajsh qe se shpejti do te fillonte "Big Brother Albania" epra ai sapo ka filluar. Si cdo big brother anembane botes ai i financohet nga Endemol i cili mepare ka qene prone e nje grupi hollandez dhe tani eshte blere nga Mediaset grup mediatik Italian. Por le te kalojme nga pjesa me interesante i ketij Reality Show qe ne fillim ka qene nje program qe ka rritur nje maksimum shikuesit e cdo televizioni qe e transmetonte ate.
Rregullat e pranimit ne kete reality jane te thjeshta dhe te qarta: 1. Nuk duhet te jesh i aferm i stafit te ketij programi dhe as nuk te kesh asnje lidhje me organizuesit e saj. 2. Nuk te jesh person qe ke marre pjese ne show, revista, reklama, tv etj. pra, me pak fjale nje person i panjohur per shikuesin.
Tani per tani nuk kemi informacione nese 7 vajzat dhe 7 djemte qe marrin pjese i plotesojne kushtet e kerkuara. Po ajo qe bie ne sy tek konkurentet eshte qe ata me siguri nuk jane persona te thjeshte apo te rastesishem. Biles, njeri prej tyre u shpreh se "Nese fitoj, 50 mije euro do ti jap per bamiresi" e mjaftueshme te mendosh qe kemi te bejme me familje biznesmenesh dhe njerez me rendesi qe kane futur te afermit e tyre ndoshta ne kembim parash.
Skandalet te tilla qe kane thyer rregullat e ketij reality jane verifikuar edhe ne shtete te tjera si italia, anglia e brazili ku ne vend te personave te panjohur kane perfunduar njerez te aferm ose te njohur. Nje gje eshte e sigurte, qe, nuk kemi te bejme me nje reality por me nje program si gjithe te tjeret me udhezime te qarta nga drejtuesit se cfare duhet te thone dhe te bejne konkurentet gjate programit.
Ne vendet e tjera ku zhvillohet ky reality konkurenteve u kerkohet qe ata te bejne sa me shume skandale ne menyre te terheqin vemendjen e shikuesve qe shpesh here jane skandale seksuale qe degjenerojne kete program. Nese ne vendet e huaja jane skandale me jehone te njohur, atehere ne shqiperi cfare skandalesh do te kemi?
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje