Revista
|
|
Nuk është spitali i Kabulit as i Kondusit në Afganistan që u bombardua disa ditë më parë gabimisht nga NATO, por Spitali i Traumës në Tiranë.
Për nga rëndësia është spitali kryesor në vend, pasi aty “përplasen” të gjitha rastet më të rënda aksidentale dhe traumatike që ndodhin në Shqipëri.
Por ky spital duket se është katandisur në një gjendje të mjerë, ku pacientët kurohen në dysheme për shkak të mungesës së shtretërve, ka mungesë uji dhe mbi të gjitha mungesë higjiene.
Spitalit, i cili ka në fokusin e tij urgjencat më tmerrshme, me dhjetra çdo ditë, si thyerje, krisje, çarje, plagosje me armë zjarri apo të ftohta e deri tek aksidentet me makinë, i mungojnë fashot, allçia, vaksina kundër tetanozit, madje edhe kateteri.
Me një vendim të posaçëm qeveria Spitali i Traumës (ish-Spitali Ushtarak) ka kaluar sërish në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Por nga fotot tronditëse shihet qartë se ai i ngjason një spitali të Luftës së Dytë Botërore.
Ne foto: Gjendja e spitalit
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje