Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Sot një asteroid i afrohet Tokës
Publikuar me 15 Shk 2013

Sot një asteroid i afrohet Tokës

Foto Ilustruese

Më 15 shkurt asteroidi 2012 DA 14 pritet t’i afrohet Tokës më shumë se kurrë në historinë e vrojtimit të hapësirës nga njeriu.

Qysh prej një viti astronomët janë duke vrojtuar asteroidin 2012 DA14. Gjatë kësaj periudhe ai ka qenë rreth katër milionë kilometra larg Tokës. Për datën 15 shkurt 2013 ekspertët parashikojnë, që ky trup qiellor do t’i frohet Tokës gati 28.000 kilometra – më afër se një satelit dhe më afër se çdo trup tjetër qiellor më parë. Megjithatë ekspertët e Agjencisë së Astronautikës në SHBA, NASA, japin lajmin qetësues, se përjashtohet mundësia që asteroidi të përplaset me Tokën.

Eshtë gjithashtu pothuajse e përjashtuar, që asteroidi në fluturim të kryqezohet me orbitën e satelitëve. Të apasionuarit e astronomisë mund ta shohin përmes një dylbie asteroidin  2012 DA14, që do të kalojë mes konstelcionit të yjeve Vigjëresha dhe Floku i Berenikës. Vëzhguesit shpresojnë, që me afrimin e asteroidit mund të mësojnë më shumë kryesisht mbi trupat e ngjashëm me të, sepse nëse asteroidi përbëhet nga material poroz, ai mund të shpërbëhet tërësisht në atmosferën e Tokës.

Në fillim të vitit Toka e përballoi takimin me një asteroid me emrin Apophis. Të dy trupat qiellorë bëjnë të qartë, se Toka vazhdimisht kërcënohet nga rreziku i bombardimit kozmik. Ndaj agjencitë NASA dhe Organizata Evropiane e Hapësirës, ESA bashkëpunonë për zgjerimin e sistemit të vrojtimit, për t’i dalluar trupat e rrezikshëm në hapësirë dhe për të ndërmarrë masa mbrojtëse. Një asteroit në përmasat e atij 2012 DA14, sipas statistikave, i afrohet Tokës çdo 40 vjet dhe e takon atë një herë në çdo 12000 vjet.

Kometa të mëdha në mars dhe nëntor

Ardhjen e herëpashershme të vizitorëve nga thellësia e sistemit diellor në drejtim të Tokës do ta tregojë edhe kometa Panstarrs në muajin mars. Sistemi automatik i teleskopëve Panstarrs në Havai zbuloi në mars 2011 një masë të ngurtë. Më 10 mars 2013 ai do të arrijë në distancën më të afërt me Diellin dhe do t’i afrohet Tokës sonë më afër se Mërkuri, planetit më të afërt nga të tetë planetët. Pas kalimit diellor, Panstarrs do të pozicionohet midis yjeve Peshku dhe Andromeda dhe vëzhguesit do ta shohin atë në hemisferën veriore.

Sipas llogaritjeve kometa mund të shihet me sy dhe do të ketë një bisht të dukshëm, ndonëse parashikimet për ndriçimin e kometave janë shpesh të vështira. Bërthama e kometave është vetëm disa kilometra e madhe dhe përbëhet nga akull, gurë dhe shumë pluhur. Vendimtare për pamjet e kometës është se sa avullon akulli dhe sa e madhe është sasia e pluhurit që e shoqëron. Për çdo kometë kjo sasi është e ndryshme, prandaj është e vështirë të thuhet që më parë. Por shanset janë mira, që pas kometës Hale – Bopp, 15 vjet më parë, të vijë sërish rasti që një kometë e madhe të shihet me sy në Qiell.

Dhe jo vetëm një, sepse kometa ISON mund të jetë në dhjetor 2013 më mbresëlënëse se sa ajo Panstarrs në pranverë. Ky trup i ngurtë, i zbuluar në shtator nga observatori ISON në Kaukaz, do të duket më 28.11. 2013 në një distancë dy milionë kilometra nga Dielli. Ai shoqërohet nga sasi të mëdha akulli dhe pluhuri. Sipas parashikimeve Kometa do të shihet si një objekt i ndriçueshëm krah Diellit, në ditë me diell. Nëse do të takohet më afër me Diellin, atëherë në periudhën e Krishtlindjeve do të duket më e madhe gjatë natës. (dw)


1123
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI