Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Sot, 100 vjet nga lindja e Alan Turing. Babai i informatikës dhe kompjuterit
Publikuar me 23 Qer 2012

Sot, 100 vjet nga lindja e Alan Turing. Babai i informatikës dhe kompjuterit

Nga nje mekanizem ne nje kuti te zeze e cila zbaton komanda te percaktuara, kane lindur kompjuterat, te Alan Turing, shpikes, babai i informatikes, i cili ishte kriptograf, filozof, teknolog, vizionare. Sot, dite e shtune, 23 qershor 2012 festohet 100 vjetori i lindjes se ketij njeriu te madh.

Lindur me 23 qershor 1912 dhe vdiq duke kryer vetevrasje ne moshen 41 vjec, Turing konsiderohet si nje nder njerzit me mendje-ndritur te te gjitha koherave, babai i perllogaritjes elektronike moderne dhe i inteligjences artificiale.

Ai eshte i njohur per shpikjen e nje aparati i cili deshifronte mesazhet komunikuesit "Enigma", aparat i cili perdorej nga gjermanet gjate luftes se dyte boterore. Ai hodhi bazat e kompjuterit modern.

Turing lindi ne Londer dhe ne shkollen fillore ai u shfaq si nje femije i cili kishte veshtiresi ne mesime dhe nuk pelqente lendet shoqerore. I terhequr nga teoria e relativitetit dhe reaksionet kimike. Ai ne vitin 1931 arrin te hyje ne universitetin e Cambridge ku u njoh me mire me mekaniken kuatistike, logjiken dhe teorine e probabilitetit. Ne vitin 1934 ai diplomohet me maksimumin e notave dhe fiton cmimin "Smith", cmim qe merrej vetem nga dy studentet me te mire te universitetit.

Gjate viteve te fillim-luftes Alan u rekrutua nga qeveria Britanike e cila e perdori per dekodifikimin e mesazheve te gjermaneve. Shume aksione te aleateve i detyrohen Alan Turing per gjenialitetin e tij.
Pas luftes ai mor me teknlogjine dhe lidhjen e saj me natyren duke publikuar shume libra dhe broshura ku spikat shkrimim me titull "Computing machinery and intelligence" ne revisten Mind ku pershkruante e ate qe do te behej mepas baza e inteligjences artificiale.

Fundi i tij erdhi ne nje menyre tragjike. Ne vitin 952 ai u akuzua per vepren penale te homoseksualitetit dhe per kete u arrestua dhe u dergua ne gjykate ku u denua shume ashper. Denimi i tij u ekzekutua me kastrim (heqje te pjeseve riprodhuese gjenitale) duke e bere ate impotent. Kjo i shkaktoi nje traume morale shume te rende, sa qe deshmite e asaj kohe tregojne se ky ishte dhe arsyeja kryesore per vetevrasjen e tij. Nje tjeter teori ishte ne vetevrasjen e tij ishin perfshire dhe shebimet sekrete britanike.

Ne vitin 1954 me 7 qershor, ai u vetevra duke ngrene nje molle te helmosur me cianur potasi, duke imituar "Borebardhen" qe e kish dashur aq shume kur ishte femi. E ema nuk ishte dakort me vetevrasjen duke thene se mund ta kete ngrene gabimisht mollen kur ai po merrej me reaksione kimike dhe me duar te palara. Versioni zyrtare i policise ishte se Alan Turing u vetevra ne nje moment kur ai po kalonte nje periudhe diskriminimi ne shoqerine per rreth tij.

Redaktoi Agron Nikaj


1254
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI