Revista
|
|
Afera pothuajse sapo ka shpërthyer, por përsëri konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha të historisë së gazetarisë.
Plot 11 milione emaile të zbuluara nga arkivat e kabinetit panamez Mossack Fonseca, tregojnë se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore, politikanët, njerzit e krimit, sportistët dhe milariderët që duan ti fshihen taksave.
Dokumentat zbulojnë se janë rreth 140 politikanë dhe zyrtarë të lartë nga e gjithë bota që përdorën kompaninë Mossack Fonseca për të pastruar paratë.
Drejtues shtetesh demokratike apo lider të regjimeve diktatoriale, të gjithë bashkohen në skemën e pastrimit të parave.
Sipas gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung që ka nisur këtë investigim në rrjetën e këtyre dokumentave sekrete të zbuluara kanë rënë deri më tani presidenti Rus Vladimir Putin, kryeministri islandez Sigmundur David Gunnlaugsson, Ish shefi u UEFA-s Michel Platini apo futbollisti Lionel Mesi.
Lista e publikuar në faqen e internetit që është krijuar pikërisht për këtë skandal përfshin kryeministrin e Islandës apo Pakistanit, presidentin e Ukrainës apo mbretin e Arabisë, presidentin rus Vladimir Putin dhe fëmijët e presidentit të Azerbajxhanit.
Mësohet se në listë janë edhe 33 kompani që Shtetet e Bashkuara i kanë në listën e zezë si të përfshira në biznes me lordët e drogës në Meksiksë, me organizata terroriste si Hezbollah apo me Korenë e Veriut.
Në dokumenta del emri i familjes së liderit kinez Xi Jinping, që së fundmi betohet për një fushatë kundër korrupsionit.
Çështjen që tani njohet si « Panama Papers » përveç gazetës gjermane po e studion edhe prestigjozia franceze Le Monde së bashku me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve investigues (ICIJ).
Ata kanë zgjedhur këtë mënyrë bashkëpunimi si në rastin e ëikiliksit, për të përpunuar morinë e madhe të dokumentave.
Pikërisht për këtë në projekt janë përfshirë 106 media në mbarë botën dhe së bashku me to plot 370 gazetarë në Francë Gjermani, Indi Rusi, Japoni, ShBA, Brazil Svicër.
"Ky nuk është vetëm zbulimi më i madh gazetaresk i shekullit por edhe rrjedhja me e madhe e dokumentave në botën e financës" komentonte sot gazeta Le monde.
Ky skandal planetar filloi të zbulohej nga një burim ende anonim që filloi ti çojë dokumentat sekrete gazetës Süddeutsche Zeitung.
Vetëm pasi panë masën e madhe të kësaj miniere ari, gazetarët gjermanë vendosën ta ndajnë atë me partnerët e tyre të përhershëm te cilet nuk kane më asnjë dyshim për autenticitetin e dokumentave që përmban kjo dosje 1500 herë më e madhe sesa Wikiliksi.
Sipas tyre deri tani në të figurojnë emrat e 12 shefa shtetesh (6 ne detyre) e 128 personaliteteve politike të planit të parë në mbarë botën dhe 29 prej 500 njerzve më të pasur në botë sipas klasifikimit të Forbes.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje