Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Skandali vazhdon. Pesë deputetë me diploma nga "Kristali"
Publikuar me 10 Maj 2012

Skandali vazhdon. Pesë deputetë me diploma nga "Kristali"

Tiranë- Ndërsa prokuroria është vënë në kërkim të diplomës së djalit të Umberto Bossit, Enzo Bossi, rezulton se edhe pesë deputetë të parlamentit shqiptar janë diplomuar pranë universitetit Kristal. Dhe të pestë deputetët kanë marrë tek Kristal diplomën e dytë, atë të Fakultetit të Drejtësisë.

Lista e deputeteve

Skënder Hasa
Bedri Hoxha
Ndue Paluca
Rrahim Çota
Artan Gaçi

Deputeti Hasa, pasi ishte diplomuar në Fakultetin Ushtarak, ka marrë në vitin 2005-2007 diplomën e juristit në universitetin Kristal.

Deputeti Hoxha, pasi ka qenë diplomuar për mësuesi, ka marrë në vitin 2009 diplomën e juristit në universitetin Kristal.

Deputeti Paluca, pasi ishte diplomuar ne Universitetin Bujqësor në Kamzë, në vitin 2005-2008 ka marrë diplomën e juristit në universitetin Kristal.

Deputeti Çota, pasi ka qenë diplomuar në universitetin Bujqësor në Kamzë, në vitin 2006 ka marrë diplomën e juristit në universitetin Kristal.

Deputeti Gaçi- zgjedhur deputet në vitin 2009, pasi ka qenë diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve, ka marrë më pas diplomën e juristit në universitetin Kristal.(Në cv-në e deputetit Gaci nuk shënohet se kur e ka nisur dhe kur e ka filluar shkollën).

Nga këta deputetë, tre e kanë marrë diplomën e juristit para se të marrin mandatin e deputetit, ndërsa deputeti Bedri Hoxha pasi është zgjedhur deputet.

Hoxha ka deklaruar vetëm kohën e diplomimit, Korrik 2009, dhe nuk ka shënuar se kur e ka filluar. Ndërkohë që deputeti Artan Gaci nuk e ka deklaruar në cv-në e tij në faqen zyrtare të parlamentin se kur e ka filluar dhe kur e ka përfunduar fakultetin.


894
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI