Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Skandali. Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë
Publikuar me 19 Jan 2014

Skandali. Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

MITROVICE- Një skandal i vërtetë ajo që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Mitrovicë, ku është gjetur i rrëzuar busti i Nënës Terezë që gjendet në qendër të qytetit. Lajmin e ka transmetuar KTV e me pas edhe mediat e Kosoves. 

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas lajmërimit nga banorët dhe ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

Por drejtues të policisë  ende nuk dinë asgje për motivet dhe nuk janë të sigurte nëse busti është rrëzuar vetë, apo është rrezuar nga dikush. 

Aludimet mund të jenë dy; I pari mund të jetë vepër e serbëve që duan të hakmerren ndaj disa rasteve vandalizmi ndaj kishave ortodokse serbe ne Kosovë. I dyti mund të ketë lidhje me ekstremistët islamikë që vazhdimisht kanë qenë kundër figurës së Nënë Terezës dhe monumenteve të saj nëpër qytetet shqiptare.

Policisë dhe banorëve të shumtë i është bashkuar edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, të cilët e kanë rikthyer bustin. Bahtiri ka thënë se komuna shumë shpejt do të bëjë një bazament më të fortë për bustin që kjo gjë të mos përsëritet.


907
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI