Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Skandali në Gjykatën e Lartë, sekretarja: Njeriu i "Fiks-it" na bëri presion
Publikuar me 29 Nen 2013

Skandali në Gjykatën e Lartë, sekretarja: Njeriu i "Fiks-it" na bëri presion

TIRANE - Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço shkarkoi dje sekretaren dhe kancelaren e gjykatës së Pukës pas videos që transmetoi emisioni “Fiks Fare”, duke pohuar se janë bërë verifikime të ngjarjes. 

Ndërkohë, gjatë një interviste për “News 24”, të dyja protagonistet e videos thonë se nuk bëhet fjalë për çështje korrupsioni dhe se kërkojnë që të veprojnë organet e drejtësisë. 

Sipas sekretares Liljana Shkjau, personi në videon e fshehtë u ka bërë presion psikologjik atyre dhe u ka lënë një sasi parash mbi tryezë me kërkesën që të lironin familjarët e tij nga burgu. “Ngjarja ndodhi në gusht kur gjykata ishte pa punë". 

Personi Pal Ndoka ka hyrë me dhunë, ka mbyllur derën dhe ka thënë: ‘Këtu do bëhet siç them unë’. Kujtuam se kishte armë me vete. Hodhi në tavolinë një top me lekë. Ai përmendi faktin që këto lekë duhen për lirimin e të afërmve të mi. 

Isha nën presion, nën terror. U binda që nuk ka armë, i thashë ti ke përgjues, ai më shtyu, hapi derën dhe doli jashtë. I mora lekët dhe ia dhashë kunatës së tij dhe nisemi për të bërë denoncim në polici. 

Më doli përpara: ‘Ke 24 orë kohë, se ke vetëm 1 djalë të vetëm’. Por, më pas nisi të qajë: ‘S’e kam me ty, por me eprorët e tu’. Ai më kërkoi falje dhe unë nuk e bëra publik se rasti do merrte përmasa të tjera. S’është rasti i parë, më ka persekutuar prej 3 muajsh, më ndiqte nga pas dhe unë e kam refuzuar gjithmonë.

Këtë person e njeh gjithë Puka dhe ka precedent penal. Video është e mangët, nuk ka pjesët ku kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj meje. Ia kemi lënë drejtësisë”, tha gjatë intervistës për “News 24”, Liljana Shkjau. 

Ndërkohë, edhe kancelarja e gjykatës, Meliha Kukaj thotë se s’kishte lidhje me çështjen në fjalë. Emisioni “Fiks Fare” transmetoi gjatë këtyre ditëve një cikël emisionesh për denoncimin e korrupsionit në gjyqësor. 

Sipas “Fiksit”, investigimi solli një zinxhir sekserësh, të cilët kërkojnë para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke sjellë me zë dhe figurë të vërtetën e funksionimit të sistemit të drejtësisë në vend. 

Korrupsioni në drejtësi që i referohet shpesh politika, raportet ndërkombëtare e deri tek ambasadori i SHBA-ve kur tha se në Shqipëri ka gjyqtarë që duhet të ishin pas hekurave, erdhi në serinë e denoncimeve të “Fiks Fare” i provuar me fakte reale. “Unë jam banor i Fushë-Arrëzit. 

Në muajin prill më arrestuan gjashtë pjesëtarë të familjes në një mënyrë kriminale. Arsyeja e arrestimit ishte një protestë e realizuar për arsye se kompania ‘Beralt’ na ka shkatërruar ekonomikisht, na ka bllokuar tokën, ujin, ndot ambientin e shumë të tjera, diçka për të cilën nuk na ka kompensuar kurrë”, denoncoi banori që nuk deshi të identifikohej me emër dhe fytyrë. “Protesta u zhvillua në 15 prill 2013. 

Gjatë protestave u arrestova dhe unë. U lirova pas dy muajsh e gjysmë, kur më ndryshuan masën e sigurisë në arrest shtëpie. Bëra kërkesë dhe u lirova me detyrim paraqitje.

Nuk kishte shanse të liroheshe pa paguar. Liria më kushtoi katër milionë lekë (të vjetra)”, vazhdoi denoncimin viktima e kësaj skeme gjigante të korrupsionit në drejtësi. 


1181
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI