Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Skandali 'Datagate': Microsoft dhe Google hedhin në gjyq qeverinë Amerikane
Publikuar me 31 Gus 2013

Skandali 'Datagate': Microsoft dhe Google hedhin në gjyq qeverinë Amerikane

Dy gjigandet e botes se informatikes, Microsoft dhe Google kane vendosur te hedhin ne gjyq qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes lidhur me informacionet qe i jane transmetuar Agjencise Kombetare te Sigurise (NSA).

Lajmin e ben te ditur Brad Smith, keshilltari i pergjithshem i Microsoft i cili thote se jemi te shqetesuar per gjendjen e legjislacionit amerikan mbi te dhenat personale dhe privatesine e perdoruesve. Problem mbetet nje ligj i vitit 1978 i quajtur FISA (Foreign Intelligence Surveillance Act) mbi bazen e te cilit NSA ka kryer pergjimet. Ligji FISA lejon te gjitha llojet e pergjimeve elektronike dhe mbledhjen e te dhenave nga e shebimit te inteligjences.

Mirepo, dy kompanite duan te publikojne te dhenat qe angjecite e inteligjences amerikane ka mbledhur nga sherbimet e tyre por kane hasur ne murin qe ben qeveria amerikane per mos publikimin e tyre per shkak se mund te kompromentojne sigurine kombetare. Smith thote se qeveria amerikane e ka shtyre gjashte here sentencen per ti dhene pergjigje kompanive por duket se kjo nuk ka gjasa te ndodhe.

Sipas CNN, qeveria amerikane duket se ka vendosur te leshoje pe per disa kushte dhe informacione duke deklasifikuar ato si sekrete dhe mund ti beje publike disa te dhena. Ky veprim duket sa per sy e faqe nga ana e qeverise, vetem per ti shpetuar nje veprimi ligjor nga ana e kompanive per ta cuar ceshtjen ne gjykaten e Survejimit te inteligjences se Huaj (Foreign Intelligence Surveillance Court).


718
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI