Revista
|
|
Lëvizja “MJAFT” bën një gafë që mund të çojë dhe në incident diplomatik dhe dëmtim të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi, pasi kryen një tubim proteste antigrek, për një ngjarje e cila nuk kishte asnjë lidhje me racizmin e pretenduar. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin dibran në Hania të Kretës në Greqi i cili nga një media greke “Espresso”, në mënyrë abuzive dhe hipotetike, pa cituar asnjë burim të besueshëm dhe duke shpërfillur burimet zyrtare policore, raportoi se shqiptari ishte shkuar në hell duke iu futur në anus një shkop fshese nga persona që tha se mbeteshin të panjohur. Menjëherë pas këtij shkrimi që gjeti jehonë dhe në media të tjera greke, u publikuan shkrime plot dhe në median shqiptare, duke e çuar dhe më tej fantazinë. Sipas publikimeve, një organizatë raciste “Hrisi Avgji” kishte torturuar dhe masakruar 34-vjeçarin dibran, emigrant i rregullt në Greqi.
Por e vërteta doli krejt ndryshe. I riu dibran i cili punon së bashku me vëllanë më të vogël në një restorant në qytetin e Haniasë në ishullin Kretë, në kushte të një eksitomi seksual ka humbur ndjenjat pak pasi ka futur në anus një shkop fshese duke pësuar plagë serioze, sipas raportimit të mjekes Ana Dhaskalaki e cituar nga ambasadori ynë në Greqi, Vili Minarolli. Mjekja Ana Dhaskalaki citonte dhe dëshminë e 34-vjeçarit dibran që tregonte se kishte kryer aktin e vetëlëndimit pasi kishte parë një video me përmbajtje pornografike.
Protesta gafë e MJAFT
Përfaqësues të Lëvizjes MJAFT! Thanë zyrtarisht se kanë grumbulluar disa dhjetëra nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Gjirokastrës dhe mbajtën dje (e Premte), ne këtë qytet një tubim ku merrnin pjese dhe përfaqësues të minoritetit grek.
Sikundër thotë MJAFT, “shkak i këtij tubimi ishte masakra e ushtruar para pak ditësh ndaj një emigranti shqiptar në Greqi”.
“Duke e konsideruar dhunën e përdorur ndaj emigrantit në ishullin e Kretës si një veprim çnjerëzor, tubuesit hodhën parulla kundër racizmit si dhe pro fqinjësisë së mirë”, - thuhet në deklaratën e MJAFT.
Por duke mos marrë mundimin që të verifikojë atë që kishte ndodhur me të riun shqiptar, MJAFT-istët u shprehën në miting se “ne nuk na interesojnë arsyet se përse shqiptari ne fjale u dhunua dhe nëse ato lidheshin me çështje personale te tij apo grindje të momentit. Ajo qe ne duam te vëmë re është fakti se djegia e këtij shqiptari dhe torturimi i tij erdhën pikërisht pas thirrjeve te ushtareve greke para disa javësh se do u rrjepin lëkurën shqiptareve’ - u shpreh përfaqësuesi i MJAFT!
Sipas MJAFT!, Greqia po e tregon dita-ditës se nuk po kërkon fqinjësinë e mire por përkundrazi, elemente ekstremiste greke po marrin si te mirëqena mesazhet qe politika dhe shteti i tyre jep, siç ishte dhe rasti i sipërpërmendur.
‘I bëjmë thirrje shoqërisë greke se nëse është vërtetë një komb i qytetëruar ashtu sikur historia e thotë, ta tregoje atë. Në të kundërt mund të marrin shembull shkollat e Gjirokastrës ne te cilat shkollohen prej dhjetëra vitesh së bashku me shqiptarët edhe minoritaret greke pa krijuar as precedentin me te vogël”, - u shpreh një gjimnaziste pjesëmarrëse në tubim.
Në përfundim të tubimit nxënësit shqiptarë dhe ato të minoritetit grek që shkollohen në Gjirokastër, firmosën një peticion drejtuar institucioneve shtetërore greke dhe shqiptare për t’u distancuar nga veprime te tilla dhe te marrin masa te menjëhershme për të vënë autorët e këtyre veprimeve para drejtësisë.
Letra i kërkon gjithashtu institucioneve greke “të ndalojnë këtë gjuhë urrejtjeje e cila kërkon që në mënyrë artificiale të krijojë një urrejtje mes dy popujve e cila në të vërtetë nuk ekziston”.
Poashtu, “MJAFT! thekson se institucionet greke duhet të zbardhin ngjarjen sa më shpejt duke vënë para drejtësisë përgjegjësit e saj. Skena të tilla dhune dhe torturimi të para vetëm gjatë inkuizicionit, nuk nderojnë një vend anëtar të NATO-s dhe BE-se por përkundrazi përcjellin fryme urrejtje dhe acarojnë marrëdhëniet mes dy popujve dhe më gjerë”, - përfundon deklarata e MJAFT e bazuar kryekëput në fantazi dhe hipoteza mediatike.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje