Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Sinani & Seldi, këngën për Domenikën me vargje rruge
Publikuar me 14 Nen 2010

Sinani & Seldi, këngën për Domenikën me vargje rruge

Edhe pse ka përfunduar si këngë, janë shumë të paktë personat që e kanë dëgjuar bashkëpunimin aq shumë të përfolur të Seldi Qalliut dhe Sinan Hoxhës, pas zhurmës mediatike që bëri bujë këtë verë në faqet e shtypit rozë. Kënga e kompozuar nga Alban Furtuna, dominohet nga tingujt popullorë, gjinia e lëvruar nga Sinani, dhe që siç u tha para se të ideohej kënga, ai nuk do të ndryshonte stil në muzikë për t’iu afruar rrymave muzikore të Seldit.


Dy këngëtarët që për momentin nuk ndodhen në Shqipëri, kanë menduar që të realizojnë një klip për këngën, ndërsa janë duke menduar një variant të duhur, pasi dhe për të realizuar këngën ata hodhën poshtë shumë variante për të arritur në versionin përfundimtar. Qëllimi i tyre është që ta kthejnë këtë këngë në hit, ndërkohë që fabula e saj ka bërë kureshtarë  fansat e tyre. Secili nga këngëtarët ka krijuar vargjet që këndon vetë.


Të dy i këndojnë të njëjtës femër, e cila deri tani aludohet të jetë Domenika, ish-e dashura e Seldit, e cila ishte ajo që hodhi “benzinë në zjarr”, dhe hapi debatin më të madh këto muaj në lidhje me miqësinë e dy këngëtarëve. Në vargjet e këngës të ngjashme si këngët rap, Sinani i drejtohet vajzës me fjalët “je e bukur, po s’ma ndin çfarë thua, se jam çun lagjeje…” Ndërsa Seldi vazhdon me vargun “Do ta haj unë buzën”… Dy personazhet më të përfolur këto kohë në faqet e shtypit rozë, këngëtari i muzikës popullore Sinan Hoxha dhe këngëtari e ish-konkurrenti i “Big Brother 3” në “Top Channel”, Seldi Qalliu, janë kujdesur që të mbajnë sekret çdo detaj, pasi qëllimi i tyre është të dalin direkt me klip.


Ideja për këtë duet u ka lindur duke marrë shkas nga zhurma mediatike, ku u përfolën për prirjet e tyre seksuale dhe një lidhje mes tyre që shkon përtej miqësisë, pas deklaratës së Domenikës së dëshpëruar. Ata kanë vendosur të realizojnë këtë këngë të veçantë me nota autobiografike, ku të tregojnë atë çfarë ndodhi me ta, por edhe që t’i japin vetes mundësi ta thonë në një mënyrë tjetër të vërtetën e miqësisë së tyre.


Seldi dhe Sinani kanë sjellë këtë këngë ritmike me vargje të vërteta, bazuar në gjithçka ndodhi lidhur me komentet për miqësinë e tyre në faqet e shtypit pas deklaratës së Domenikës, për atë që ajo kishte konstatuar, se mes të dashurit të saj, Seldi dhe Sinanit ekzistonte diçka më shumë. Kënga është një ide e Sinanit, i cili në këtë rast i ka bërë ftesë Seldit për bashkëpunim, ndërsa ka marrë përsipër të gjitha kostot. Nuk dihet se si do të pritet kënga nga Domenika, e cila tashmë jeton në Itali.


1261
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI